Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, deklaroi se mazhornaca e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se mazhornaca e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë, Kadriaj tha se po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi të njëjtit, nuk arrijnë të sigurojnë as shumicën e thjeshtë. Po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën e thjeshtë me të cilën janë mburrur. Ndërsa u fol për komisionet parlamentare dhe kërkesat janë bërë për komisione parlamentare, u dashtë për shkak të procedurës së shkurt dhe afatit kohor të shkurtër të tërhiqen kërkesat e reja. Por, në fakt çdo komision hetimor e ka bllokuar kjo mazhorancë, e cila  nuk iu ka  përgjigjur  as pyetjeve parlamentare të parashtruara para disa muajve, duke shtuar se kanë të bëjnë me një qeveri jo transparente dhe arrogante ka nënvizuar, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …