Brickos

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Hadergjonaj: Prapë ‘lufta’ politike po ngulfat ekonominë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Hadergjonaj: Prapë ‘lufta’ politike po ngulfat ekonominë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila në legjislaturën e fundit të Kuvendit ka qenë edhe nënkryetare e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se sërish ‘lufta’ politike është duke e ngulfatur ekonominë. Hadergjonaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Qeveria duhet të formohet sa më shpejt, në mënyrë që të punohet seriozisht në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët. “A duhet menduar më shumë për zhvillim ekonomik, për ulje të papunësisë, për rritjen e prodhimtarisë vendore, për ulje të disbalancit tregtar, për hapjen e perspektives për rininë, për politika të mirëfillta fiskale, apo të vazhdojmë me kacafytje politike, me stresin se a do ta votoj një deputet apo jo qeverinë. Qeveria duhet të formohet. Duhet që sa më shpejt të punojmë seriozisht në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet qytetari ynë”, ka thënë Hadergjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …