Lajme për orën 14:00--- 26.06.2021

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës. Këtë kërkesë ajo ia ka parashtruar ministrit Vitia duke iu referuar deklaratave të tij se vaksinat e porositura nga Pffizer do të vijnë gjatë javës së ardhshme. Në këtë kontekst, ajo ka përmendur njoftimin e ministrisë ku thuhej se vaksinimi masiv do të fillojë nga 15 qershori, mirëpo që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje ajo e ka quajtur të pamoralshme dhe të ulët faktin që sipas saj qytetarët po manipulohen për çështje kaq të ndjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …