leoni

Partitë politike shprehën njëzëri se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të vendit

Partitë politike shprehën njëzëri se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të vendit

Mospranimi i asnjë kompromisi të ri me Serbinë i ka bashkuar partitë politike parlamentare. Pozitë dhe opozitë shprehën njëzëri se Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të vendit. Pasi sipas tyre, Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise me pranimin e Pakos së Ahtisarit. Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi thotë se Qeveria Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë nuk do të pranojë asgjë që i sjell dëme vendit. Vëmendje të madhe në këtë çështje kërkon edhe ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, i cili tregon tri parimet që Kosova nuk duhet t’i negocojë në kuadër të dialogut. Ndërsa, anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija thotë për KosovaPress se çfarëdo kompromisi që do të bëhej do të ishte i dëmshëm për Kosovën. Në linjë të njëjtë është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …