Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti: PAN-i po merret me spekulime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti: PAN-i po merret me spekulime

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma në vend që të merret me seancën konstituive është duke u marrë me spekulime të numrave për formimin e institucioneve të reja. “Tashmë po bëhen gati dy muaj nga zgjedhjet dhe në vend që të mbahet mbledhja, PAN-i është marrë me spekulime se i kanë numrat dhe 3 gushti do të jetë data kur do të shihet. Nëse i kanë numrat vazhdojnë, ndërsa nëse si kanë duhet të vazhdojnë me mandatarin e dytë”, ka thënë Dërguti pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit. Ajo nuk ka dhënë detaje nëse Vetëvendosje do të jetë në seancë kur do të votohet për kryetarin e Kuvendit. “Mbetet të shihet”, ka thënë Dërguti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …