Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është liruar nga QKUK-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja, ka bërë të ditur Tinka Kurti nga Vetëvendosje. Ajo ka qenë në trajtim mjekësor  në QKUK që nga e premtja, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga Policia në Kuvendin e Kosovës, me rastin e ndërhyrje për të arrestuar deputetët e opozitës.  “Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja me rekomandim të mjekut, dhe është duke vazhduar trajtimin e saj në shtëpi. Tani ajo vazhdon arrestin e saj shtëpiak prej 30 ditësh. Ajo vazhdon të jetë regjim shtrati dhe ndjekjen e terapisë sipas udhëzimeve të mjekut”, ka thënë Kurti. Ajo është në mesin e deputetëve të opozitës nën masën policore,  arrest shtëpiak për 30 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …