Ganimete Musliu: Të shkarkohet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po e rrezikon imazhin e FSK-së

Deputetja Ganimete Musliu, kërkon nga Haradinaj që ta shkarkojë zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të shkarkojë zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pas një postimi që kjo e fundit e ka bërë lidhur me 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet kriminele serbe, e ku ajo këto bombardime i quan “gjenocid mbi Serbinë”. Deputetja Musliu thotë se zëvendësministrja serbe Mikiq nuk guxon të paguhet nga taksat e Kosovës. “Kjo zv.Ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona. Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll me kemi toleruar por jo deri në pafundësi. Ndytesirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkoj të jetoj në “shtetin e saj sovran”, ka shkruar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …