Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se rruga Deçan- Plavë ka përfunduar. Ajo në reagimin e saj ka shkruar, Ministër Liburn, nuk me besohet që ti mendon se rruga Deçan- Plavës është përfunduar. A ke qenë ndonjëherë në atë vend, ministër, lëre që nuk është përfunduar rruga, por edhe ato punime që janë kryer në qeverinë Haradinaj sot janë duke u dëmtuar dhe janë kthyer në pikën zero. Kjo do të thotë shpenzime shtesë për buxhetin e që kap shifra milionëshe. Kthjellu ministër se nuk mbulohet dielli me shosh”, ka shkruar. deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …