Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Vetëvendosjes,
Aida Dërguti ka deklaruar se opozita nuk i ka ndryshuar qëndrimet e saj në
lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për shënjimin e kufirit me
Malin e Zi. Duke komentuar thirrjen e kryeministrit, Mustafa për dialog, deputetja
Dërguti ka thënë se nuk ka nevojë për ndërmjetësim midis dy palëve. “Nuk mendoj
që kemi nevojë për ndërmjetësim prej dikujt për të ndihmuar dialogun në mes
Qeverisë së Kosovës dhe opozitës, sepse kjo çështje rregullohet shumë lehtë,
dhe kjo është tërheqja e nënshkrimeve të Isa Mustafës nga marrëveshjet të cilat
janë nënshkruar në Bruksel”, ka theksuar Dërguti. Ajo ka vlerësuar se Qeveria kërkon
bisedime sa për sy e faqe, duke shtuar se “se veprimet dhe dhuna e kësaj
qeverie për të cilën ka reaguar edhe Amnesty International, tregon pozicionin
që ka marrë kjo Qeveri karshi opozitës”.
Kontrolloni gjithashtu
Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
