Në Klinikën e Syve në QKUK kryhet intervenimi i parë në segmentin e pasmë të syrit

Në Klinikën e Oftalmologjisë është realizuar  operacioni i parë në segmentin e pasmë të syrit.  Intervenimi  i tillë njihet si pars plana vitrektomia dhe është kryer nga Dr. Naser Salihu, asistentja dr. Besa Ramadani, dhe ekipi tjetër mbështetëse në përbëre të Dr. Ilmi Havolli, specialist i anesteziologjisë dhe instrumentarja Lendita Zeqiraj.

Ky intervenim shënon një sukses të ri për Klinikën e Syve dhe tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe për pacientët që tash e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë institucionit publik.

Ky lloj i intervenime do ta lehtësojë  qasjen e pacientëve për këto shërbime dhe do të kursej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

 Klinika e Syve këtë vit ka filluar të kryej edhe procedura të tjera mjekësore që më  parë nuk ishin kryer, heqja pëlhurës me laser dhe procedura tjera,  e gjithë  kjo falë përkushtimit të stafit shëndetësorë, por edhe  përkrahjes së menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik  Universitare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …