Nasim Haradinaj

Deri më 27 dhjetor do të bëhet e ditur nëse do të lirohet me kusht nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj

Më së largu deri më 27 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou pritet të vendos për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit për nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Avokati i këtij të fundit, Toby Cadman, tanimë veç ka parashtruar kërkesën për lirimin e Gucatit. Kërkesa në fjalë përmbanë 16 faqe dhe 54 pika. Ndonëse u emërua si avokat i Nasim Haradinajt vetëm një orë para seancës së parë pas konfirmimit të aktakuzës, avokati Toby Cadman, ka arritur që të përmbledhë në 54 pika arsyet se pse sipas tij ndaj klientit që ai përfaqëson duhet të pushojë paraburgimi. Cadman të premten që lamë pas kërkoi nga gjykatësi që të zgjatet afati për dërgimin e parashtresave që kanë të bëjnë me paraburgimin e Nasim Haradinajt. Kjo për faktin se Cadman u emërua rishtazi avokat i nënkryetarit të OVL-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …