Ministria e Shëndetësisë i thërret qytetarët që të vaksinohen, në veçanti gratë shtatzëna

Vetëm 7 mijë mësimdhënës janë vaksinuar deri me tani nga rreth rreth 23 mijë sa janë në gjithë Kosovën

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19. Sipas ministrisë, deri më tash, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri në fund të javës së kaluar janë vaksinuar rreth 7 mijë prej tyre. Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arbërie Nagavci, thotë, se mësimdhënësit në Kosovë duhet të vaksinohen dhe të jenë shembull edhe për të tjerët. Ajo tha se nuk e di me saktësi se pse ekziston një lloj hezitimi te mësimdhënësit për t’u vaksinuar. Në Kosovë nuk ka asnjë ligj që mund ta detyrojë ndonjë kategori të shoqërisë që të vaksinohet kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusin. Vaksinimi i mësimdhënësve, thotë ministrja, Nagavci mbetet obligim moral.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …