Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barë të ditur se deri në orën 11:00 kanë dalë në zgjedhje 165 mijë e 404 votues apo 8.27 për qind. Krahasuar me periudhë e njëjtë të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pjesëmarrja në zgjedhje është më e vogël. Në të njëjtën periudhë, në zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit kishin votuar 169 mijë, pra rreth 4 mijë votues më shumë. “Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27 për qind, nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93 për qind e vendvotimeve, kishin votuar 8.58 për qind apo 169 mijë e 650 votues nga 1 milion e 970 mijë e 944 votues”, deklaroi kryetai i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
