leoni

Deri tanë nëpër rrënojat e shkaktuarara nga tërmeti në Itali janë gjetur 247 viktima

Deri tanë nëpër rrënojat e shkaktuarara nga tërmeti në Itali janë gjetur 247 viktima

Deri tanë nëpër rrënojat e shkaktuarara nga tërmeti në Itali janë gjetur 247 viktima ndërsa numri i atyre që kanë marrë lëndime ka arritur në 368. Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka theksuar se dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi.  Ai është zotuar se asnjë familje, asnjë qytet, asnjë fshat i vogël nuk do të lihet prapa. Besojet se edhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave dhe se në mesin e tyre mund të ketë edhe shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitonin këtë zonë historike. Duke folur për gjendjen në venbanimet e goditura nga tërmeti, kryetari i Amatrices, Sergio Pirozzi ka thënë se të gjitha rrugët në qytet janë të shkatërruara dhe ka theksuar se gjysma e qytetit nuk ekziston më.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …