Dervish Hima (1875 – 1928) rilindës, atdhetar e publicist

Dervish Hima (1875 – 1928) rilindës, atdhetar e publicist

Dervish Hima njihet me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi. Ai u lind në Ohër në një familje të pasur, pronarë  tokash, më 21 maj të  vitit 1875. Vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë. Shkollën fillore e kreu në Ohër. Ai ndoqi shkollën e mesme në Manastir dhe Selanik , dhe studioi mjekësi për dy vjet në Stamboll. Aty fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke, në kuadër të cilës filloi edhe të reflektojë edhe mbi çështjen Shqiptare. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës “Arnautlluk” në Stamboll e më pas “Albania” në Zvicër.

Dervish Hima ishte një kundërshtar i fuqishëm i  sundimit Osman në Shqipëri dhe autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë të mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij janë vërejtur me kujdes nga autoritetet Osmane, dhe për këtë u burgos disa herë. Si emër  i njohur i Letërsisë Shqipe, ai u kthye nga Shkodra pas një mungese të gjatë në Evropë dhe u arrestua për fjalimet e tija për shpresat e Shqipërisë dhe u burgos. Në Bukuresht, ai redaktoi dhe botoi një gazetë jetë-shkurtër “Pavarësia e Shqipërisë”, e cila u shfaq në 1898 në gjuhën shqipe, frënge dhe në gjuhën rumune. Në muajin tetor të vitit të 1899 ai ishte i detyruar të largohet nga Rumania për në Romë, ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në Revistën dyjavore “Zani i Shqipënisë”, e cila publikohej në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe

Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revistën dyjavore “L’Albanie” në Gjenevë, të cilën gjatë viteve 1905-1906 në Bruksel , ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj. Në vitin 1909, ai ishte në Stamboll, ku drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari” –“Arnavud” së bashku me  Hilë Mosin, një revistë në shqipe dhe turke, e mbështetur financiarisht nga Austro-Hungaria. Kjo revistë u botua derisa ajo u ndalua në fund të vitit 1910. Dervish Hima ishte edhe njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi këto libra: “Varri i liridashësve”, “Pasqyra e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë”, e vepra të tjera

Dervish Hima mori një interes aktiv në jetën publike edhe pas pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912. Në vjeshtë të vitit 1917, ai u emërua inspektor shkolle për rrethin e Tiranës nga autoritetet Austro-Hungareze, dhe në vitin 1920  ai u bë drejtor i parë i Zyrës Shqiptare të medies dhe lajmeve. Vdiq në vitin 1928.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Dërgut Bajraktari, 1908 - 1945

Bajram Dërgut Bajraktari, 1908 – 1945

Familja Bajraktari e Drenasit, (ish-Gllogovc) i takon fisit të Elshanëve, njëri ndër fiset antike të …