Dëshmori i kombit Milaim Mehdi Beha dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

Dëshmori i kombit Milaim Mehdi Beha dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që eprori  i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Milaim Mehdi Beha,  të nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”, në shenjë nderimi për veprën e tij kushtuar lirisë. Titulli iu nda nga Bislim Zyrapi këshilltar politik i kryetarit Thaçi. Me rastin e pranimit të titullit të pranishëm ishin familjarët e dëshmorit Milaim Beha dhe mjeku i luftës në Brigadën 121 Ismet Jashari Kumanova,  Jakup Ismajli. Në emër të familjes e ka falëderuar  Presidencën,  babai i dëshmorit, Mehdi Beha.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …