Dialogu në Bruksel shkakton shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Dialogu në Bruksel shkakton shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësohet si shkak i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita. Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës. Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati. Edhe analistët politikë, në opinionet e tyre thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …