Dick Marty

Dik Marti kishte hartuar raport për krime lufte edhe lidhur me Çeçeninë, por ai kurrë nuk u zbatua

Në janarin e vitit 2011, me votat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, arriti të votohej raporti, i cili çoi në krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Raporti i ish-prokurorit zviceran, Dick Marty, përfshinte akuzat se gjoja  UÇK kishte kryer krime, deri edhe  trafikim të organeve njerëzore. Asambleja e Këshillit të Evropës kishte nisur procedurat duke krijuar një forcë hetimore, e cila iu  dha EULEX-it. Raporte të tilla kjo Asamble kishte miratuar edhe më parë madje po nga Dick Marty. Por për dallim nga Kosova, hetime të ngjashme nuk pati kurrë. Senatori zviceran kishte evidentuar shkelje të të drejtave të çeçenëve nga Rusia, përfshirë vrasje, zhdukje e tortura. Madje raportin e votuan edhe deputetët rusë në Asamble, por zbatimi i tij në praktikë asnjëherë nuk u realizua. Kjo vërtetohet me letrën që në vitin 2010, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ia dërgoi Këshillit të Evropës. Ndërsa me presionin ndërkombëtar, Kosova u detyra ta pranojë krijimin e Gjykatës Speciale, e cila tani po përpiqe ta diskreditojë luftën e UÇK-së duke e trajtuar si organizatë kriminale. Kjo gjykatë  antishqiptare ka arrestuar katër ndër krerët kryesorë të luftës, ndërsa parasheh që nxjerrë para gjyqit edhe qindra luftëtarë të lirisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …