Dimitar Kovaçevski, ka thënë nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi kishte ndërhyrë kryeministri, Albin Kurti

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë. Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh me partitë shqiptare, sepse opozita shqiptare kësaj radhe u konsolidua dhe u forcua, dhe logjistikisht u mbështet nga Kosova. Kishte kandidatin e vet për president, Arben Taravari, i cili sot është ministër i Shëndetësisë. Kjo BDI-në e vendosi në pozitën që duhet të kandidojë me kandidatin e vet për president, ka saktësuar, Dimitar Kovaçevski.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …