Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Diplomati amerikan Matthew Palmer thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është i destinuar për kompromis

Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Ai ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes në Kosovë dhe Serbi, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes të jetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis. Palmer ka kërkuar heqjen e taksës për mallrat e Serbisë, ndërsa paralajmërimin  e Vetëvendosjes për reciprocitet me Serbinë e konsideron si temë e cila mund të trajtohen në tavolinën e biseimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …