Diskutohet Plani i Veprimit dhe Transparencës për vitet 2022-2026

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt,  shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Albion Sherifi ka mbajtur diskutimin publik për Draft Planin e Veprimit të Transparencës Komunale 2022-2026.

Ai me këtë rast ka thënë se ky draftplan ndërlidhet me planifikimet dhe sistemin e informacionin në mënyrë që supozime e organeve të administratës gjatë zhvillimit të politikave të vërtetohen dhe legjitimohen.

Sipas tij ky model plan është dorëzuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, ndërkaq grupi punues ka përgatitur në mënyrë të detajuar edhe specifikat e Komunës së Ferizajt sa i përket këtij plani të transparencës.

Ndërkaq qytetarët e pranishëm, por edhe shoqëria civile kanë dhënë disa rekomandime të tyre. Draft Plani i Veprimit të Transparencës komunale për vitet 2022-2026, pritet të dal në Kuvendin e Komunës, në mënyrë që të aprovohet edhe nga ana e kuvendarëve.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …