BE

Brukseli po mundohet ta bind Serbinë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë

Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë përpjekjet për ta bindur  Serbinë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit kundër Ukrainës. Ata e paralajmërojnë edhe për pasoja të mundshme nëse Serbia zgjedh anën e gabuar për luftën në Ukrainë. Serbia nuk është e bindur se sanksionet kundër Rusisë,  janë përgjigjja e duhur. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit”, tha Mihael Sibert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE. Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Si një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, pritet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …