Komuna e Gjilanit sot po feston ditën e çlirimit. Përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve sot është bërë edhe zhvendosja e shtatores së heronjve Rexhep

Dita e Çlirimit në Gjilan shënohet me disa aktivitete

Komuna e Gjilanit sot po feston ditën e çlirimit. Përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve sot është bërë edhe zhvendosja e shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të cilët kanë rënë në vitin 1984 në Kodrën e Trimave Lapidari u zhvendos nga një pronë private në parkun para ish ekzekutivit të komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me rastin e shënimit të kësaj dite tha se sot kolosët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë kthyer drejt lindjes së lirisë. “Ne sot jemi përballë shtatores së dy koloëeve që  janë pasues të Idriz Seferit. Na mësuan si luftohet padrejtësia, dëshmuan si luftohet. I gjujnëzohemi Malës dhe Berishës për rezistencën. Ata që neve na bën me dinjitet dhe nder”, tha ai. Në kuadër të shënimit të ditës së çlirimit në Gjilan do të mbahen edhe një varg aktivitetesh gjatë ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza takon ambasadorin italian, thekson bashkëpunimin ekonomik dhe rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e …