“Dita e Plisit” mbahet në Skenderaj

Gjatë ditës së shtunë është mbajtur aktiviteti kulturor “Dita e Plisit”, kështu një numër i burrave dhe grave me plis në kokë, aktivitetin e filluan së pari duke bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ku pastaj manifestimi filloi në kullën e Ahmet Delisë, në Prekaz, ku u paraqiten kumtesa, anektoda, këngë folklorike si dhe program artistik me këngë dhe valle nga ansambli “Drenica”. Manifestimi “Dita e Plisit” edicioni i VI, u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në Skenderaj. Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …