Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit atdhetar Nazmi Llapashtica-Lalia janë bërë homazhe

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit atdhetar, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë, Nazmi Llapashtica-Lalia janë bërë homazhe pranë varrit të tij në Dyz të Besianes..

Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë përveç që kanë bërë homazhe pranë varrit të Nazmi Llapashticës, kanë organizuar dhe një tubim përkujtimor me bashkëveprimtarë.

Në emër të Shoqërisë Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, Gani Krasniqi, u shpreh se ndjehen krenarë për jetën dhe veprën e Nazmi Llapashticës.

“Kemi ardhur në 1 vjetorin për të përkujtuar dhe për t’u nderuar ne me veprimtarinë e tij që e kishte tërë jetën përkushtim, angazhim për lirinë e kësaj pjese të atdheut të pushtuar për ta bëre vërtetë të lirë. Bacës lavdi për jetë, familjarët të jenë krenarë, gjithsesi edhe ne shokët, bashkëveprimtarët e tij e ndiejmë për nderë dhe mburrje që ishim të radhitur krahë për krahë me veprimtarinë e tij dhe do të jemi përjetë”, tha ai.

Familjes së Nazmi Llapashticës, i është dhuruar një pikturë nga Emrush Xhemajli, i cili tha se Nazmi Llapashtica ka qenë gjithmonë figurë frymëzuese për të.

“Ky si figurë për mua ka qenë gjithmonë ka qenë figurë frymëzimi Nazmiu, sepse kam qenë shumë i bindur dhe jam sot që kjo kategori e njerëzve ka qenë bartësja e barrës kryesore, më të rëndë, më të dhimbshme të gjithë veprimtarisë tonë që e kemi bërë”, tha ai.

Vëllai i Nazmi Llapashticës, Isuf Llapashtica u shpreh se ndjehet krenarë me jetën dhe veprën e vëllait të tij.

“Jemi të pikëlluar, e përkujtojmë sikur sot me ndërrua jetë e jo që 1 vit. Nuk do ta harrojmë kurrë Nazin, lavdi qoftë për të”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …