Brickos

Tensionet mes Bashës e Berishës u acaruan pas vendimit për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Dita e sotme në Tiranë, pritet të shënojë kulmin e përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha thellon  sanksionet kundër Sali Berishës. Pas pezullimit nga grupi parlamentar, ai kërkon shkarkimin e tij nga çdo funksion në parti. Kryesia e partisë demokratike vendosi t’i propozojë Kuvendit të marrë një vendim që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi apo janë shpallur non grata nuk do të mund të jenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Miratimi i këtij propozimi automatikisht e nxjerr Sali Berishën jashtë dy organeve me të larta drejtuese, Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar dhe e vetmja pikë që e mban të lidhur ish-liderin e se djathtës me PD e Bashës është karta e anëtarësisë të cilën e mban nga dita kur themeloi partinë. Dita e sotme pritet të shënojë kulmin e përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të cilën pritet të bëjnë një shfaqje forcash pasi kanë organizuar dy evente paralele. Në orën 11.00 Basha  ka thirrur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku pritet të ndahet përfundimisht me paraardhësin e tij,  ndërkohë Sali Berisha zbret në bazë për të vulosur shkarkimin e Lulzim Bashes si kryetar i PD-se nga anëtarësia.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …