Kuvendi i Kosoves

Ditën e hënën do të mbahet në Kuvend seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Arben Gashi, ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore. Ai ka thënë se kjo u bë me kërkesë të mbi 40 deputeteve. Pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për pavlefshmërinë e votës së deputetit Et-hem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, partitë parlamentare, me përjashtim të LVV-së, kanë shprehur gatishmërinë për ta miratuar buxhetin për vitin 2021. Më 30 nëntor, Qeveria e kishte bartur Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, dhe ai i është proceduar Kuvendit, por nuk është votuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …