Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin e rizgjedhur Albin Kurti për premtimet e bëra gjatë paraqitjes së programit të tij qeverisës. Bajrami ka thënë se Kurti po premton gjëra që, sipas saj, nuk i ka realizuar gjatë gjashtë vjetëve në pushtet. Ajo ka theksuar se qytetarët nuk duhet ta vlerësojnë më kryeministrin vetëm mbi bazën e premtimeve, por mbi rezultatet e punës së tij. “Premtoi sikur mandatin e parë po e fillon sot. Sikur nuk ka qenë në pushtet për gati gjashtë vjet”, ka shkruar Bajrami, duke përmendur shumicën parlamentare, Qeverinë dhe buxhetin prej mbi 20 miliardë eurosh që, sipas saj, Kurti i ka pasur në dispozicion për t’i realizuar zotimet e tij. “Qytetarët duhet ta gjykojnë jo për atë që po premton sot, por për atë që ka bërë gjatë këtyre viteve”, ka përfunduar ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
