Brickos

RKL

RKL: Ditmir Bushati i ka lëshuar detin Greqisë pa asnjë shkëmbim territori, këtë ia preferon edhe Kosovës

Gjatë vizitës në Kosovë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është deklaruar kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai mendon se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Sipas tij do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore.

Ministri Bushati përmend Aktin e Helsinkit edhe pse ajo kartë është zhvlerësuar tërësisht me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe krijimit të shteteve të reja në Ballkan. Por ky ministër nuk përmend faktin se ishte vetëm prijësi i atëhershëm i Shqipërisë, Enver Hoxha, që nuk e kishte nënshkruar aktin e Helsinkit, i cili konfirmonte aneksimin e trojeve shqiptare nga katër shtetet fqinje:  Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia.  Ky ministër, në marrëveshjen e tij për kufirin e Shqipërisë me Greqinë, ka nënshkruar zgjerimin e detar  të Greqisë në dhjetëra kilometra brenda territorit të Shqipërisë, ka nënshkruar  vazhdimin e ngritjes  së varrezave greke  në Shqipëri, me eshtra e pa eshtra, ka nënshkruar dhe është zotuar që në tekstet shkollore të Shqipërisë të mos përmendet fare çështja e Çamërisë dhe të mos shkruhet askund se arvanitasit janë me origjinë shqiptare.  Tani ky ministër, i cili krekoset se paska origjinë nga bushatllinjtë e dikurshëm vasalë të Sulltanit, ka ardhur të na tregojë se me fqinjët u dashka  të sillemi mirë dhe të kemi  respekt për kërkesat e tyre në emër të fqinjësisë së mirë, në emër të Aktit të Helsinkit.

Nga një ministër, si ky, Ditmir Bushati, që ka nënshkruar marrëveshje në dëm të Shqipërisë, nuk mund të pritet mësim i mirë, por mjerisht ai e di fare mirë se  gjen edhe në Kosovë zyrtarë të lartë të kompromiseve në dëm të kombit e atdheut. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …