Shpend Maxhuni

Djali i shefit të AKI-së, është pjesë e një kallëzimi penal në Prokurorinë e Prishtinës

Zëvendës-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës kanë pranuar një kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. “Dje pas dite e kemi pranuar një kallëzim penal. Kam qenë në një takim, por na ka informuar përmes telefonit policia. Unë e di që ka ardhur kallëzimi penal… siç po shihet është emri i djalit të tij  dhe një kushëri”, deklaroi Berisha, për Kallxo.com. Ai tha se së bashku me Kryeprokurorin Imer Beka menjëherë janë interesuar për rastin dhe kanë kërkuar që kushdo që e ka shkelur ligjin të vihet përballë organeve të drejtësisë. “Unë personalisht me kryeprokurorin kemi qenë të angazhuar në këtë ështje dhe kemi biseduar me stacionin e jugut dhe kemi kërkuar urgjentisht pa marrë parasysh kush është në pyetje që e ka shkel ligjin duhet me ardhë”, tha Ibrahim Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …