Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Dogana e Kosovës duhet t’i sigurojë 1 miliardë e 75 milionë për vitin 2018

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka parasysh shumë sfida që e presin për këtë vit. Për vitin 2018, projeksioni i Qeverisë pritjet janë që Dogana e Kosovës të mbledh 1 miliard e 75 milionë euro, është një rritje rreth 65 milionë euro. Berisha në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se doganat edhe vitin 2017 e kanë mbyllur me sukses, duke siguruar kështu të hyrat mbi 1 miliard e 108 milionë euro. Ndërsa i ka numëruar edhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet gjatë vitit 2018, duke i përmendur një sërë masash që shkojnë në favor të bizneseve prodhuese e që do të jenë sfidë për doganën. Po ashtu, ai ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, do të ketë ndikim me rreth 32 milionë euro në të hyrat doganore. Berisha ka treguar se gjatë vitit 2017 ka pasur më pak evazion fiskale, ku me vet faktin e rritjes së të hyrave dhe rritjes ekonomike tregon se është punuar në luftimin e kësaj dukurie. Ai ka shtuar se gjatë vitit 2017, kishte më pak ankesa nga bizneset, duke thënë se kishte 40 përqind më pak ankesa se sa një vit më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …