Dogana lehtëson udhëtimin e bashkatdhetarëve

Dogana lehtëson udhëtimin e bashkatdhetarëve

Dogana e Kosova ka krijuar lehtësira për bashkatdhetarët që do të vijnë për pushime në Kosovë. “Dogana e Kosovës duke marrë parasysh se tani kemi hyrë në sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikëkalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtarët në aspektin e procedurave doganore. Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim. Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen për gjëra të parëndësishme”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …