Brickos

Dolën nga shtypi librat: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, të autorit Selman Dervishi

Dolën nga shtypi librat: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, të autorit Selman Dervishi

Autori i librave: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, Selman Dervishi, është veprimtar dhe krijues, i cili qysh pas mbarimit të luftës jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasionin e tij për fjalën e meditimin poetik i  ka paraqitur  deri tani në 21 libra të botuara prej vitit 2000.

Krijimtaria letrare e artistike e Selman Dervishi është e veçantë si për nga procedimi letrar, ashtu edhe nga forma e brendësia. Autori tashmë ka krijuar një stil specifik të narracionit, qoftë në prozë apo në poezi.

Tema e të gjitha veprave të tij është kryesisht e ngjyrosur  me përmbajtje kombëtare, me hymnizim romantik të së kaluarës, në mbështetje të një idealizmi tipik kombëtar, i cili ka marrë hov sidomos pas luftës çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve për integrim sa më të fuqishëm brendakombëtar.

Përveç temës me përmbajtje kombëtare, e cila është determinanta kryesore   e krijimtarisë së Selman Dervishit, në pasqyrimin e realitetit politik e shoqëror, ai shprehet shumë diskret me  gjuhën e humorit, satirës, sarkazmës, mallkimit, ironisë, njëlloj vajtimi i përhershëm i fatit të keq historik që na ka përcjellë nga shekulli në shekull. Veprat e tij të kësaj përmbajtjeje  janë krijime realiste që i referohen kohës sonë, në radhë të parë politikës qoftë në Kosovë, në rrafshin kombëtar apo edhe atë ndërkombëtar.

Poeti dhe publicisti, Selman Dervishi, ka një botë ndryshe të mënyrës sikur i qaset  realitetit. Regjistrimet dhe komentet që i bën  realitetit shoqëror e politik, i shpreh në mënyrë herë konkave e herë konvekse, me një dioptri karakteristike, krejtësisht  autentike të kundrimit të reales dhe ireales, të mirës e së keqes, tipik për botën e tij të meditimeve, gjithnjë në përpjekje për ta mundur të keqen dhe për t i dhënë mundësi e mbështetje të mirës, bashkimit dhe unifikimit jo vetëm shpirtëror të shqiptarëve.

Poeti, publicisti e veprimtari Selman Dervishi deri tani ka nxjerrë në dritë:

 

  1. Fluturo moj shqipe……………………………………….2000
  2. Epope e lirisë…………………………………………………2001
  3. Gëzoni dritën………………………………………………..2002
  4. Flakë triumfi………………………………………………….2003
  5. Lulë-kosove…………………………………………………..2004
  6. Kthehu përseri………………………………………………2005
  7. Thërret një zog………………………………………………2005
  8. Shqip Shqipe………………………………………………….2006
  9. Ag pranverë…………………………………………………..2007
  10. Tokë e qiell………………………………………………….. 2007
  11. Liri Kosovës…………………………………………………  2008
  12. Popull kombi…………………………………………………2009
  13. Nenë oj Loke…………………………………………………2009
  14. Gjallë Shqiptaria……………………………………………2010
  15. Hyje diellore………………………………………………….2012
  16. Rreze diellore………………………………………………. 2015
  17. Riliri ritrollit………………………………………………… 2018
  18. Strateg-bota në anekdota I. …………………………2012
  19. Strategbota në anekdota II. …………………………2013
  20. Strateg bota në anekdota III. ……………………….2016
  21. Gjergja me Adema………………………………………..2018

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …