Doli nga botimi libri i radhës i publicistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj, “Deçani Nëpër Shekuj”

Doli nga botimi libri i radhës i publicistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj, “Deçani Nëpër Shekuj”

Analisti dhe publicisti i mirënjohur, Faton Mehmetaj ka nxjerr nga botimi librin më të ri të tij “Deçani Nëpër Shekuj”, në të cilin janë përfshirë argumente të vërtetueshme mbi trashëgiminë kulturore e arkeologjike ndër shekuj të Deçanit.  Lajmin ai e k bërë të ditur ai vet përmes një njoftimi në rrjetin social.  “Në prag të festave të fundvitit 2021 doli nga shtypi libri im i radhës “Deçani Nëpër Shekuj”, të botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri-Botime te veçanta “Hasan Prishtina” 2020. Libri trajton historikun e Deçanit nëpër shekuj. Ka fakte e të dhëna që dalin për herë të parë dhe e demantojnë historiografinë serbe lidhur më disa përvetësime të vlerave tona kulturore dhe historike që i ka bërë Serbia dhe historianët serb gjatë kohërave të ndryshme. Libri, “Deçani Nëpër Shekuj” paraqet me fakte e të dhëna konkrete promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, historike, etnografike e arkeologjike nëpër shekuj. Ky libër është freskim dhe ringjallje e kujtesës sonë kolektive për të kaluarën. Në këtë libër frymon natyrshëm historia, kultura, tradita, lashtësia, e djeshmja dhe e sotmja. Qëllimi i librit-biltenit “Deçani Nëpër Shekuj” ka qenë të ilustrojë me materiale historiografike, fotografi e dokumente tjera, historikun e Deçanit nga periudhat më të ndritura të historisë mijëvjeçare të popullit të trevës së Deçanit e deri në periudhën e luftës së lavdishme të UÇK-së. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në daljen në dritë të këtij libri!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …