Doli nga shtypi përmbledhja poetike, “Pushka e tyre, Kushtrim Lirie”, e autorit, Genc Sefa-Lushnja

Autori i kësaj përmbledhjeje me poezi, Genc Sefa-Lushnja, epror i Armatës Shqiptare ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën e UÇK-së. Ai ka nxjerrë në dritë librin me poezi kushtuar luftës së UÇK-së, dëshmorëve të kombit dhe heroizmit të shqiptarëve gjatë tri luftërave tona çlirimtare.

Në vështrimin e tij për librin, redaktori, Gjon Bruçi, njëri ndër analistët më realistë të kohës sonë  mes tjerash ka shkruar:

“Njëri nga luftëtarët dhe komandantët e UÇK-së, i cili, ndonëse i dha luftës çlirimtare të Kosovës, mundin, djersën dhe madje edhe pjesë të trupit të tij, sot gjendet i ndaluar i dënuar nga gjyqi politik i sllavo-maqedonasve dhe mercenarëve e tradhtarëve në shërbim të tyre. Genc Sefa, me pseudonimin e Luftës Çlirimtare, “Lushnja”, ashtu siç e thotë edhe pseudonimi, është nga Lushnja, qyteti në kërthizë të Shqipërisë londineze. Deri në vitin 1998, Genci nuk kishte qenë asnjëherë në Kosovë. Kufizimet e para nëntëdhjetës, shkollat që duheshin mbaruar dhe detyrat e para funksionale në Ushtrinë shqiptare, e kishin penguar të kapërcente kufirin artificial shqiptar-shqiptar në qafën e Morinit. U deshën vitet e zjarrta 1998-1999 kur nisi lufta e hapur e UÇK së famshme kundër regjimit serb, që Genc Sefa me përgatitjen dhe uniformën e ushtarakut, të kapërcente kufirin dhe t’u bashkohej luftëtarëve, me një objektiv: Të çlironin tokat tona amtare nga pushtuesit serbo-barbarë dhe të realizonin amanetin e rilindësve tanë, për Bashkimin Kombëtar.

Në libër janë radhitur mbi njëqind poezi, të cilat ngërthejnë jo vetëm personazhe të UÇK,-së, por kapin pothuaj gjitha historinë shumë shekullore të shqiptarëve, duke mos lënë mënjanë, edhe disa fenomene të ditëve të sotme, ku autori mban qëndrime të hapura kritike. Në substancë të të gjithë poezive, evidentohet postulati tashmë i njohur dhe i vërtetuar nga historia, se “Liria nuk dhurohet, por fitohet”. Ashtu siç jepet, pothuaj në shumë poezi, mesazhi për bashkimin kombëtar, që është dhe mbetet objektivi kryesor i shqiptarëve.

Pjesën më të madhe të poezive, autori ua kushton Dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, të cilët në mjaft raste i ka njohur personalisht, e me disa ka qenë në një vijë zjarri gjatë luftimeve me forcat serbo-sllave. Poezitë kushtuar dëshmorëve, shkruar me shumë dashuri e nderim, janë edhe një material shumë i nevojshëm, si për vete të rënët, të cilëve populli u ka kënduar e do t’u këndojë këngë; por ato janë një material i domosdoshëm dhe shumë autentik për shkrimin e historisë së kësaj lufte, në mënyrë reale dhe me të gjitha përmasat e saj… ( Gjon Bruçi)

Vështrimi i plotë, në Kultura…

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …