Edicioni i dytë i konferencës për Siguri Kibernetike ne rajon, do të mbahet me 23 Nëntor 2021 ne Hotel Emerald

Edicioni i dytë i konferencës për Siguri Kibernetike ne rajon, do të mbahet me 23 Nëntor 2021 ne Hotel Emerald

Pas suksesit të konferencës së parë, vjen edicioni i dytë i konferencës me te madhe për Siguri Kibernetike ne rajon, që do të mbahet me 23 Nëntor 2021 ne Hotel Emerald, me fokus siguria kibernetike dhe lajmet e rrejshme nga mediat në Kosovë.

Ftesen tuaj pa pagese mund te gjeni ne linkun e mëposhtëm:

www.eventbrite.com/e/169626069139/?discount=becyberaware

Ju lutem zgjedhin mundesine Invitation Only.

Keni të drejtë të shpërndani ftesën me kolegët tuaj gazetarë.

Konferenca organizohet nga OJQ Albanian Cyber Association me financimin dhe përkrahjen e plotë të Ambasades Amerikane ne Kosove. Ekpertët vendor dhe ndërkombëtarë do të flasin për teknika të sofistikuara të hacking, blockchain, threat hunting, fake news dhe firewallsPresim hapjen e konferencës nga i nderuari Nick Giacobbe – U.S Embassy Prishtinë.

Risi e këtij edicioni është gara e hakereve etik që do garojnë për shumën $20’000 për të raportuar dobësia në portalet e mediave kryesore në Kosovë.

Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes se sigurisë ne institucionet qeveritare, mediat dhe shoqëritë civile. Me aprovimin dhe pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë na lejohet mbajtja e kësaj konference të rëndësishme me kushte që të respektohen masat si më poshtë:

2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plote ose marrjen e një doze të vaksinës

        kundër COVID-19;

2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejte antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë,.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …