Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Misioni në Siri u realizua

Trump kërcënoi Assadin ushtarakisht për shkak të sulmeve të regjimit të tij me armë kimike kundër civilëve

Kryetari i Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake mbi Sirinë, për shkak të sulmeve të reja kimike që janë kryer ndaj civilëve, raporton Associated Press. Ai këto kërcënime i ka bërë gjatë takimit me zyrtarët ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se së shpejti do të marrë vendim për atë se si do të reagojnë Shtete  e Bashkuara. “Kemi shumë opsione ushtarake, do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Në sulmin me armë kimike në qytetin sirian Douma gjatë 7 prillit janë vrarë më shumë se 70 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. Për sulmin po akuzohet presidenti sirian Bashar al-Assad që kategorikisht ka mohuar akuzat. Vendet perëndimore besojnë se Assad nuk ka mundur të veprojë i vetëm pa pasur përkrahjen e Rusisë dhe Iranit. Ndërkaq, Trump ka thënë se do t’i përgjigjet këtij sulmi me armë bërthamore në mënyrë të “fuqishme”. Në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, prezent ishte Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis si dhe gjenerali i ushtrisë amerikane Joseph Danford.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …