Brickos

Donald Trump

Donald Trump ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit amerikan, Barack Obama

Pas sulmit  në Orlando të Froridës së Amerikë ku janë  vrarë 50 persona ndërsa janë lënduar 53 të tjerë,  kandidati për president të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar dorëheqjen e presidentit amerikan, Barack Obama. “A do t’i përmend më në fund presidenti Obama fjalët terrorizmi radikal islamik? Nëse jo, ai duhet të japë dorëheqje të menjëhershme, i turpëruar”, ka shkruar Trump. Kurse përmes një deklarate i ka quajtur liderët amerikanë të dobët. “Liderët tanë janë të dobët, kam thënë se kjo do të ndodhte, dhe do të vazhdojë të përkeqësohet. Po mundohem që të shpëtoj jetë dhe të parandalojë sulmet e ardhshme terroriste. Nuk mund të përballojmë që të jemi korrekt politikisht më”, ka thënë Trump, raporton Reuters. Kryetari amerikan Barak Obama e ka quajtur këtë sulm si “akt i terrorizmit dhe urrejtjes”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …