Donald Trump u bë kryetari i parë i SHBA-ve që shkeli në Korenë e Veriut pas takimit me Kim Jong-un

Donald Trump u bë kryetari i parë i SHBA-ve që shkeli në Korenë e Veriut pas takimit me Kim Jong-un

Kryetati i SHBA-së, Donald Trump  ka shtrënguar duart me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në Zonën e Dimiltarizuar, që ndanë Veriun dhe Jugun në Gadishullin Korean. Trump u bë kryetari i parë i SHBA-ve që shkeli në Korenë e Veriut pas takimit me Kim Jong-un, shkruan BBC. Udhëheqësit, në takimin e tyre të tretë ballë për ballë në më pak se një vit, u takuan në zonën e tensionuar që ka ndarë gadishullin që kur përfundoi Lufta Koreane në vitin 1953. Në një takim të organizuar, pasi Trump ftoi Kim në Twitter, ata shtrënguan duart në vijën e demarkacionit përpara se Trump të kalonte shkurtimisht në territorin e Koresë së Veriut, një moment historik në diplomacinë midis dy vendeve. Shumë kryetar të mëparshëm amerikanë kanë vizituar linjën armistike të vitit 1953 midis Koreas, kryesisht në një shfaqje të mbështetjes amerikane për Jugun. Por Trump ndryshoi optikën e vizitës. Takimi i tij me  Kim Jong-un dhe hapat në Korenë e Veriut bënë histori. Pas shtrëngimit të duarve ai tha se ishte një nder i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …