Donika G. Shvarc kishte thënë se do ta ndihmonte Gjykatën Speciale me materiale, kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Donika G. Shvarc kishte thënë se do ta ndihmonte Gjykatën Speciale me materiale, kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Paralajmërimi i Donika Shvarcit  se do ta ndihmojë  Gjykatën Specialen me materiale, ka ngjallur reagime të shumta kundër saj për shkak të qëndrimit injorues të kreut të luftës së UÇK-së. Zonja ministre, Donika Shvarc  ka  thënë se do të ndihmojë  me materiale sapo të formohet Gjykata Speciale kundër, sikur thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.  “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme sesa Hashim Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në TV-Dukagjin. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar në Partinë Demokratike të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi ka ‘goditur’ ministren e qeverisë Kurti, duke thënë se ministrja e Kosovës është deklaruar e gatshëm të dërgojë dëshmi në Gjykatën Speciale, kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …