Donika Shvarc tha në KS të OKB-së se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka deklaruar  se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë. Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga historia. Ata që janë përgjegjës për gjenocidin janë ende në krye të qeverisë serbe”. Kryetari aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i propagandës për kriminelin e luftës Millosheviq gjatë gjenocidit kundër Kosovës. Dhe në një farë mase ai ende vepron më shumë si një ministër propagande, në vend të një presidenti”. Ajo tha se “krahu i djathtë i të ashtuquajturit ‘Kasapi i Ballkanit’, kriminelit të luftës Millosheviq, i cili është përgjegjës për luftërat dhe gjenocidet serbe në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë, është njeriu i cili sapo foli para meje. Ky njeri ka gjak pafund në duart e tij, ashtu si presidenti i tij. Nuk ka pasur asnjë fjalë për keqardhje. Në vend të kësaj, ka përbuzje për viktimat, shtrembërim të së vërtetës dhe nderim të vrasësve masiv. Fasada e një politikani ndonjëherë këngëtar nuk e ndryshon të vërtetën historike”.  “Do ta them në shqip dhe do ta them si një fjali të vetme edhe në serbisht: Ivica Daçiq është përgjegjës për vrasje masive, përdhunime si mjet lufte si dhe për krime lufte, dhe ai duhet të sillet para një gjykate për krimet e luftës. Daçiq ishte krahu i djathtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Ai e nderoi atë si një hero dhe u bë pasardhësi i tij. Ai dhe Vuçiq ishin aleatët më të ngushtë të Millosheviqit. Ata janë bashkëpunëtorë të gjenocidit”, tha Gërvalla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …