Donjet Bislimi: Është padrejtësi për Kosovën që në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë Donika Schwarz

Donjet Bislimi kërkon llogari për keqmenaxhimin e spitaleve dhe gjithë sistemit shëndetësor në përballje me pandeminë

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtari i kryesisë së PDK-së, Dr. Donjet Bislimi ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar, të krijuar nga pandemia  dhe ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë sigurimin e vaksinës anti-COVID, për shkak se në Kosovë është rritur numri i vdekjeve, duke tejkaluar shumë vende në botë. Ai shprehu zemërimin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e spitaleve dhe gjithë sistemit shëndetësor, gjë që është demonstruar tashmë nga raportimet e medieve. Bislimi kërkoi llogari nga institucionet kompetente për krizën e krijuar si shkak i mungesës së oksigjenit për pacientët me koronavirus dhe bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm për menaxhimin e kësaj krize.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …