Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Dr. Hakif Bajrami: Për të vërtetën, pazaret kufijtë dhe dënimin me fakte të gjenocidit serb, në vitet 1998-1999

Po mbushën njëzetë vjet pas mbarimit të Luftës së drejtë të UÇK-së dhe institucionet e Republikës Kosovës, assesi ta gjejnë një gjuhë argumentuese lidhur me krimet e okupatorit serbiane. Në shumë protesta, një kohë të gjatë ka dominuar fjalia se: “Serbia duhet të na kërkojë falje”. Ishte kjo një papjekuri politike, që kriminelët serbian vetëm sa i trimëronte që sërish po iu krijuan kushtet, prapë të kryejnë mizori dhe të qeshin me tragjedinë tonë “nga bregu”.

Institucioneve tona shtetërore, më duhet t` ua përkujtojë se menjëherë pas çlirimit, Arkivi Shtetëror i Kosovës pati themeluar një ekip profesional që t ` hulumtojë, grumbullojë, sistemojë dhe t` I botojë të gjitha dokumentet e krimeve serbiane, madje edhe para viteve 1989-1999.

E tërë ajo punë është bërë e drejtuar nga Bac Adem Demaçi, i cli ishte në krye të ekipit. Atëbotë, kur u krye puna dhe u publikua monografia dokumentare (fjalë e fotografi) në katër gjuhë, pasoi kërcnimi i administrates UNMIK-ut dhe disa zyrtarëve “insititucionalist”, se: “po krijojmë atmosferë nacionaliste”, dhe me këtë po i rrezikojmë serbët.

Madje tërë atë mund punëtorët e Arkivit Shtetëror të Kosovës, përpos që e botuan si monografi, e përgatitëm edhe një EKSPOZITË, të cilën me akt zyrtar na e ndaloi UNMIK-u, për disa javë, deri sa zyrtari kompetent Unmikas u largua nga Kosova.

Po botimi ndodhi në pesë (5) gjuhë në saje të angazhimit  të Nusret Pllanës, i cili edhe e mori me leje të tërë Këshillit autorësinë, sepse kishte vepruar me përkushtim, sidomos në sigurimin e fotografive. Ekspozita u hap në ditën që i premtova “Unmikasit” spanjoll. Po e them publikisht, është e njohur sa ditë ka qenë EKSPOZITA për GJENOCIDIN Serbian e hapur në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë. Kam bërë kujdestari edhe unë, përpos shokëve të punës. E them, se asnjë zyrtar i KOSOVËS nuk ka ardhur ta vizitojë atë argumentim të krimeve serbe me FOTOGRAFI autentike. Pse, po e them këtë, sepse një pjesë e funksionarëve të Republikës Kosovës, qe 20 vite janë në pushtet. Dhe si duket janë duke u tallur me VIKTIMAT.

Për ta përgatitur atë material, të rreshtuar drejtë nga Bac Adem Demaçi, EKSPOZITËN e kemi hapur edhe në Tiranë. Atje, po thuej se nuk ka mbetur zyrtar shtetëror pa e vizituar dhe kanë shprehur gatishmëri që ta distribuojmë edhe jashtë trojeve shqiptare. Në Tiranë, EKSPOZITËN mbi Gjenocidin Serbian në Kosovë 1844-1999 e kanë vizituar 39 profesionistë të ambasadave dhe na kanë përgëzuar për profesionalizëm.

Por monografia e botuar atëbotë, me autor Nusret PLLANA, deri me sot është ribotuar nja pesë herë dhe është në shtatë gjuhë të botës. Por, të gjithë ata që thonë se “krimet tash e tutje do të hulumtohen” pasi që kanë ardhur në pushtet, i gjason faktit se ata nuk lexojnë asgjë, nuk i kanë informatat as çka ndodhë në zyrat e qeverive të tyre e lere ma të merren me një plagë kombëtare, me të cilën po shihet publikisht se janë duke u tallur.

Fjala gjenocid është lansuar më 1944, por është krijuar një definicion më 1948 nga Kuvendi i Përgjithshëm i OKB. Gjenocidin (genos-racë, cide-vrasje) e kam hulumtuar edhe për akuzën kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi, është paditë për krime nga Tribunali i Hagës. Pra teksti ka qenë i ngjeshur sa që askush deri me sot nuk ka mundur t`i japë vërejtje.

Më duhet ta sqarojë para opinionit se në Procesin e Nyrenbergut janë denuar gati të gjitha institucionet shtetërore të Rajhut Tretë. Madje gjatë viteve 1945-1949 në zonat e Gjermanisë që administroheshin nga SHBA janë dënuar me burg 95 000 persona; në Zonën e administruar nga Rusia janë denuar me brug 67 000 persona, në Zonën e administruar nga Anglia janë denuar me burg 64 000 persona, në Zonën e admistruar nga Franca janë denuar me brug 19000 persona. Pa të drejtë pune në profesion, janë denuar në Zonën brtiankie 320 000 persona, në zonën franceze 70 000 persona, në zonën ruse 150 000 persona, në zonën amerikane nuk janë przenatuar faktet. Po e them këtë sepse bota e civilizuar ka bërë përpjekje që Gjermaninë naziste ta DENACIFIKOJË-të i ndihmojë që të lirohet nga pasha e urrejtjes, prej së cilës SERBET asesi të lirohen. Sa i takon Serbisë neonaziste 1989-1999 bota e civilizuar, e sidomos Rusia nuk ka lejuar që Serbia të DENACIFIKOHET-nuk është e prirur t` I ndihmojë, sepse ka deshirë t` i mbulojë krimet e veta në Çeçeni, në Krime, në Ukarinë, kuptohet me ndonjë shembull të ngjajshëm, e këtë shembull si duket Putini e ka gejtur në Serbi, ku të gjithë kriminelët janë sot të lirë, madje janë me benefite dhe krenar për kirmet që I kanë kryer në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe sidomos në Kosovë. Ata nuk qajnë kokën fare se mbi gjysma e popullsisë është DEPORTUAR jashtë Kosovës. E gjenocidia nuk ka tupan por është e shprehur madje me bartëje të kufomave nga Kosova e deri në Beograd;është deshmuar me:

  1. Vrasje të pjestarëve të grupit; 2.shkatimin e lendimin e rendë trupor apo mental të antarëve të grupit (dhunimet dhe prerjet me sharrë në masë-hb);3. Imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës të grupit me qëllim të shkatrrimit të plotë apo të pjesërishëm (si të quhet ndryshe deportimi jashtë Kosovës-hb); 4.Imponimi I masave me qëllim të parandalimit të lindjeve (torturat e femarve nepër rrugë dhe shtepia, pushkatimi në grupe deri në 375 në një vend-hb);5.Brtëje me forcë e fëmijëve të grupit në një grup tjetër ( bartja e kufomave dhe vrasja e 1800 fëmijëve dhe femrave shtatzana-hb). Si të kualifikohet gjenocidi ndryshe. A nuk është hipokrizi të quhet tërë ai krim vetëm: “shkelje të zakoneve të luftës dhe krime kundër njerëzimit” dhe ajo akuzë vetëm kunder Kasapit Millosheviq. Mu për këtë edhe krimet e pandeshmkuara edhe kufomat e pagjetua deri met sot janë ndergjegje e brejtur e pushtetit Kosovës, Drejtësisë Ndërkombëtare, KS OKB dhe BE, madje edhe OJQ-ve inflative, sespe nuk ka pasë guxim e as gatishmeri që të mirren me këtë temë sa humane aq gjenocidale, sa mizore aq edhe këkesë civilizuese që mos të përseritet ma kurrë në asnjë vend të botës. E po, si të denohet Millosheviqi dhe forcat etij kur ai nga Konferenca e Dejtonit 1995, ka dale si “PAQEBËRËS” nga goja e R. Hollbrukut, i cili në qender të Prishtinës me zë të lartë kërcnohej se UÇK është “terroriste” dhe nuk çuditeshim që e thoshte sepse edhe drejtuesit tanë politik “institucionalist” e përseritëshin në çdo takim me te, madje në qendër të Prishtinës.!

Institucionet e Kosovës menjëherë pas çlirimit është dashur ta bëjnë një listë të kriminelëve të luftës ashtu si është zakon pas çdo lufte të drejtë. Po, dihet se çfar rroli gjenocidal kanë luajtur oficerët me grada të larta në ushtrinë serbiane si: Dragolub Ojdaniq, komandat I Shtabit Suprem të Ushtrsië së ashtuquajtur Jugosllave, në vijim Svetozar Marijanoviq, zavendës komandati i Uj-ës, Nebojsha Pavkoviq, komndnat I Armatës Tretë, Vlladimir Llazareviq,komandant I Korpusit (52) të Prishtinës dhe Gjuriaca Davidoviq komandnat I Korpusit (21) të Nishit. Të gjithë përgjegjës për SPASTRIMIN ETNIK të 1 000 000 shqiptarëve nga Kosova; Të gjithë përgjegjës për vrasjet e 13 000 civilëve në mënyrë mizore. Nuk kanë mundur as “tigrat’ as “beretat e kuqe” e as “Shkorpinonet” me mercenarët nga shumë shete të botës në ushtrinë e gjenocidit në fund të shekullit XX, ku ma së shumti kishte rusë e t` i DHUNOJNË 20 000 femra shqiptare, pa dien e oficerëve të lartëckur. Asgjë nuk ka ndodhur pa dien e Qeverisë, pa dien e Drejtuesëve të Partive: SPS, Radiakle, SPO, e shumë të tjera, pa dien e Zoran Angjellkoviqit, Velko Odalleviqit, Zivorad Igiqit etj. E vërteta, pa u identifikuar PËRGJEGJËSIA e këtyre institucioneve shtetërore serbiane, e ai shtet quhej RFJ (ishte pranuar me automatizëm në OKB) pas 26 dhejtor 1998, kur u avansuan në grada  ushtarke oficerët e lartë cekur, që pastaj nuk mbeti lokalitet që nuk e shkeli këmba e soldatit dhunues Serbian në tërë Kosovën, duke I bombarduar 1087 fshtara nga 1400 sa I ka Kosova në tërësi. Edhe më konkretisht, me privimin e S. Milosheviqit nga liria, me dergimin e tij në pranga pikërishtë më 28 qershor  në Hagë, shqiptarët sikur i liruan pushtetarët dhe mitingashët Serbian, nxitësit e shovinizmit dhe vrasave mizore, nga çdo përgjegjësi dhe, si “triumfalista” nuk do të shiqojnë se çka ka ndodhur prapa.

Pushteti Serbian në Beograd, kur ishte në nokdaun (1999-2001), këta të Prishtinës u kthyen prej “gjelave pripiroz në pula” dhe as njeri nuk guxonte ta thot hapur të vërtetën para administrates UNMIK-ut. Filloi gara t` u lëpihen dhe shkrihen para disa nëpunësve të lartë që kishin ardhur edhe për punë të ulta, por edhe për t` u korruptuar nga (OZN-a;UDB-a, BIA)- të gjitha “sallatat fashiste serbe, ishin në lëvizje. Politika kadrovike sikur e mori teposhtëzen dhe poltronet dhe superpoltronët ishin në mode kudo. Në këtë drejtim “nuk do të dihet kurrë”, zyrtarishtë se sa DOSJE i kanë derguar funksionarët e “institucionalistëve” në Hagë kundër UÇK-ës, për të cilët që të defaktorizohet ose të barazohet viktima me xhelatin u themelua Gjykatë Speciale, madje me leje të Kuvenidt kukull të Kosovës. Edhe pse për këtë hafijeizëm dijnë sot edhe zogjtë e malit, frapantzimi I hafijeve sikur u maskua me klithmën serbiane, siodmos të popave primitiv dhe politikanëve sadist, se: “Shqiptari në Kosovë e ka të pamundur të jetojë pa pushtetin e serbëve- pa robërinë serbiane”.Nuk është ky fenomen paradigmë por smundje frapante që nuk sherohet pa DENACIFIKIM, si është denacifikuar Gjermania. E pra ska pajtim pa I paguae Serbia dëmet e luftës dhe pa u caktua suksesioni. E në OKB ka pasë e ka plotë shtete që nuk kanë qenë antare edhe nga 30 e 50 vjet. Një ditë Republika e Kosovës do të pranohet në OKB, sepse bota po ndryshon me tempo që shtetet fashiste nuk e deshirojnë. E sot informata është bërë fuqi pordhuese, prandaj nuk do të mundet ma kurrë fashizmi Serbian në emër të kryqit të shkaktojë gjenocid e të laajmërohet pastaj si “viktimë”. Tash çdo gjë dihet. Kush ka mundur më 1997 ta mendoi se Miloshi me duar të lidhura do të shkojë në burgun e Hagës madje më 28 qershor! Ka Zot, kohërat ndryshojnë.

Edhe më konkret, ne që tërë jetën e kemi kaluar në hulumtime nepër arkiva, e dijmë fare mirë se 1981-1989 nepër duar të pushtetit marionetë titist, kishin kaluar rreth 750 000 shqiptarë. Të gjitha dosjet e tyre po I botojnë tash policët serbian. Le të lexohet vetëm libri: “OVK- kako smo izgubili Kosovo I Metohiju” Beograd 2000 f. 1-450. Aty janë akuzat sernbiane se kush e ka shkatrruar Jugosllavinë, kush është dashur të vritet e ka shpëtuar dhe kush është dashur të denohet dhe nuk është denuar. Edhe një pyetje, se pushtetarët tanë janë narcisoid dhe informatat kanë deshirë t` I posedojnë vetëm ata, ma së miri tregon fakti I botimit të verdiktit të GJ(yqit) N(derkombëtar) të D(rejtësisë), i botuar dy herë vetëm në gjuhën anglishte (njëherë nga Skender Hyseni e një here nga Behxhet Pacolli) thue se nuk ka dietar nane shqiptar që e përkthen. Jo ka por ai “kapital” duan ta kanë vetëm për veti, se janë soj “notable”-turp ju qoftë të gjithëve.

Lexues të nderuar, në vitin 2004 e kam dorzuar në Arkivin e Kosovës Projektin detal për hulumtimin e krimeve të Okupatorit Serbian në Kosovë 1989-1999. Nga ai projekt kanë dale (se unë jam autor I projektit nuk figuron askund-hb) dy vllime voluminoze që pasqyrojnë çdo krime detal në Kosovë. Të dhënat janë kërkuar nga çdo komunë. Dhe çdo përfaqsues arkivë komune të dhënat e ka siellë në Arkivin e Kosovës. Mirë më kujtohet, kur janë ftuar në arkivë të gjithë përgjegjësit e komunave të Kosovës pa dallim. Në marrjen e detyrave ka ardhur një “komesar politik” i LDK-ës dhe është kërcnuar se “ju nuk guxoni të opunoni pa nap yet neve”!!!. Nuk dua të them se çfar përgjegje ka marrë, le të përgjet edhe misitri edhe ai tash kur unë po flas, sepse të dytë janë gjallë. Pastaj dalim me argumente edhe më domethënse për injorancën e pushtetarëve narcisoid dhe fluvial.

Pas nja dy viteve dolen librat në dy vllime nga një arkivist që e kishte marrë funksionin kryesor në Arkivë të Kosovës. Nga shqipja atë botim do ta merr firma amerikane USAID, dhe do ta botojë edhe anglisht me botim luksoz për kushte të Kosovës. Askush, asnjë institucion nuk e prefillë këtë botim e as botimin e parë me firmë të Arkivit Kosovës. Nuk po perfiletl as botimi  shqip-anglisht pra i Jusuf Osmanit . Dhe kur Guvernernatori i Kosovës (njëfar Hans Hakerup) më pyeti kush janë këta që botojnë këso librash iu përgjegja se: botimet janë shumë korrekte dhe të dokimentuara e që nuk mund t` iu bëhet asnjë vrejtëje. Ju lutem Hans Hakerup, i studioni ato të dhëna nga institucoonet e jueja të famshme, ne jemi këtu dhe unë së pari përgjigjem penalisht nëse kam trilluar në shkrim apo në projekt diçka që nuk mund të dokumentihet katerciprisht. Çka ndodhi u mbajtë në një Tyezë tinzisht për ta dërguar në OKB një “informatë” se duke mos lejuar botimin e librave për krimet e pengojmë urrejtjen në Kosovë”.Hapur do ta shprehi në një letër se shkolla e Makivelit nga UNMIK-asit dhe EULEX-I është kah e mbron krimin në Kosovë, është kah I tolerenon ata që e  kanë shndërruar Kosovën në germadha.

Pas asaj Tyreze meskine nga disa OJQ që ishin aty,neve që I kishim studiuar krimet në detale, nuk na përfilli e nuk na  prefillë as sot askush, pse?. Së pari nga poziat e milicit Agtifete Jahjaga u bë Presidente e Kosovës. Po është krenari në kushte normale të avnsohet një femër Presidente. Por kur nuk ka dituri të duhur, duhet çdo njeri pra edhe I gjinisë tjetër të thot me nderë se “nuk jamë I shkolluar për këtë pozitë”. E çka po ndodhë qe 20 vjetë në Republikën e Kosovës, është më shumë se mejrim. Unë nuk mundem të heshti ma, as nuk ka fuqi që ma ndal shkrimin, të paktën. E vërteta Presidentja Atifete, e filloi një aksion: “Për të vëretën dhe pajtimin”. Nuk dihet se çka ka punuar ai “Institucion” fantom dhe sa ka hargjuar para të taksapaguesve. Nuk dihet të paktën edhe ku ka mbaruar Arkivi i atij institucioni, sepse çdo gjë që punon shteti duhet të arkivohet.

 Tash jemi në ‘modë’ të një hovi, pas një debakli për të vërtetën. Dhe çka ndodhi, me shumë hallakamë “pushkalla” u formua “Instituti për hulumtimin e krimve të luftës”, së fundit (1998/9). Ai Institute u shua pa asnjë arsyetim, dhe tash (prill 2019), po inicohet të ngjallet nga varri, sepse ka vdekë, sepse është drejtuar nga papuna selektive, sepse nuk dihet ku është arkiva e tij dhe sa e kush është paguar aty për papunë, për ndonjë publikim selektiv, pra jo gjithëpërfhsirës si ishin librat e Arkivit Kosovës, e të cilat “nuk vlejnë sepse nuk ka thenë akcil partia”-themeluese e shtetit Kosovës. Priti babo djemët e memeleqetit.

Tash Prsidenti Hashim Thaçi-Zyra e Presidnetit lanson një EKIP përgatitor për themelimin e Komisionit “Për të vërtetën dhe pajtimin”. Në takimin që u mbajtë më 12 prill 2019 në Prishtinë ishin plasuar edhe pyetjet në të cilat historianët duhet të përgjigjen. Ishte aty një debat që përfundoi pa asnjë përfundim, sepse u vrejtë se shumë frekventues kishin ardhur vetëm pse janë historian. Të paktën u vrejtë se ata nuk dinin asgjë për Komisionin e Porf Zekeria Rexhës 1945-1959; nuk dinin asgjë për Këshillin e Arkivit Kosovës 1999-2008, të cilin e drejtonte Adem Demaçi, nuk dinin asgjë dhe nuk ishin fajtor për moshulumtimin e krimeve nga ata sepse më 1999 shumë prej tyre ishin student, madje edhe nxënës, nuk e dinin se publikimet e Arkivit janë shpërndarë në të gjitha institucionet shkencore dhe kulturore të bots në shtatë gjuhë; nuk e dinin as për botimin dyvllimësh i botuar shqip dhe anglsiht; nuk e dinin   për botimin solid të Sanie Aliut (I pari publikim zyratr I LDK-ës, i përpiluar nga puna në çdo komunë, sepse LDKi kishte informatat. E harroni ziliqar se unë “urrej ndonjë parti. Jo çdo parti që punon për të vërtetën unë jam me te!);nuk e dinin  për punën  eInstitutit shuar dhe Komisonit të shkuar në muze së bashku me fumksionarën pa fukmksionarin.  E ata që Zyrës së Presidentit më 12 prill 2019, donin diçka që të fillohet nga e para(!!), se nuk ka ndodhë sipas tyre asgjë, sepse nuk ka thenë Presidenti I tyre cilidoqoftë fantom (!) në stilin, mu sikurse BIZANTINËT kur vinin në pushtet, ata fillonin t` i numrojnë vitet e lindje së botës nga ajo ditë!!!.

“Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin” i Zyrës së Presidentit, shkurt nuk e ka të ditur çka duhet të punojë: “të dokumentojë të kaluarën, të hetojë shkeljet masive të të drejtave të njeriut?. Të na mundësojë një NARRATIV tjetër për të kaluarën, apo të merret me të pagjeturit”?. Të gjithë sikur ishin në mjegull. Historianët e shkolluar e dinë fare mirë se çka do të thot fjala “NARRATIV”. E mbi të gjitha që më bëri të brengosem se Komisoni fantom qenka I preferueshëm të bashkëpunojë me OJQ-të dhe akterët nderkombëtar. Po, më duket se këtu këputeshin lidhjet e shkurta dhe për çudi, nuk është këtu kulmi I cirkut, por është dera e hipokrizisë ndoshta pa vetëdie, sepse si ka thënë shkrimtari: “Ruana zot nuk dijnë çka bëjnë”. Po, duan të i sigurojnë disa administrator që paguhen dhe disa puthadorë që as nuk kanë dituri e as aftësi per t` i dalë një teme të tillë shumë me përgjegjësi përballë, pa dituri serioze kulminante sepse me krimet nuk luhet, e dikush po luan besa qe 20 vjet.

Po e them edhe këtë, se për punpën hulumtuese nuk duhet të posedohet ndojë garadë shkencore, por si e tham në fillim, nuk mundet të qëndrojnë aninimausat pa asnjë liber, pa asnjë respekt serioz kombëtar e nerkombëtar të mirret me një temë që po cenzurohet qe 20 vjetë. Kjo punë don dituri dhe GUXIM mbi të gjitha.

Për fund të fundit nuk mund ta mbylli shkrimin pa e grrith paksa takimin e Berlinit më 29 prill 2019 për Ballkanin Jugperendimor, I cili do të mbahet në mend, për një madhështi të Kryeministrit në përfaqsinë tonë diplomatike në Berlinë. Shkurt, ashtu si bëhet cirkus me palët dhe hallgjinjët në Republikën e Kosovës, ashtu mos edhe më keq ka siellje të byrokratëve ‘diplomatik”, ndaj MEGATËS SONË të shenjët. Dhe mos të mednojë MERGATA se ne që jetojmë në Republikën e Kosovës, e për të cilën kemi luftuar tërë jetën, kemi tretman ma të mirë si palë kur jemi. Nuk ka dokument zyrtar për të cilin duhet të pritet 30 ditë, me përjashtim të atyre gjyqësore. E byrokracia e korruptur adhe këtu edhe atje, është shumë e shnëdetëshme dhe po lulzon, falë nepotizimit dhe cinizmit mizantrop. Takimi I Berlinit ishte një përgatitje serioze e Knacalares Angel MERKEL dhe Prezidenti Emanuel Makrone. Por sikur nuk :dihej” se pazaret për korigjim kufijsh, për asociacion komunash dhe deri te ndryshimi I vendbanimve të popullsisë, kanë shkuar bukur largë. Pazari me një rundë nuk mund të prishet, Mogerini, Hahni dhe Bolltoni janë në korrent me A. Sorrosin, dhe këtu prehet filmi. Mjafton të mirremi me llafe ‘analistësh” deri me 1 korrik 2019. E pasatj fillon një dever tjetër e BE-ës me akter tjerë që çmimin do ta rrisin por pazari mbetet si për viza ashtu edhe për kufijë, sepse vet I kemi hudhur ne treg. O shqiptar, unë mund të kam nëjsi katstrale edhe te Molla e Kuqe me kilomegtra katror, por atje nuk është kufiri. E si caktohen klufijtë dihet, po kujtë t` I thuhet kur kurrë, kurrë FLETORE ZYRTARE, ku caktohen kufijtë me përshkrim detal, në dorë nuk kanë pasë.

E vërteta në Berlin Aleksander Vuçiqi, Hashim Thaçi,Baton Haziu (!), Frederika Mogerini, Johanes Han, Gjon Bollton, janë bërë  ‘synet’ në Berlin me gersherë. Janë bërë sepse shumë larg kanë shkuar, madje rruga ka qenë e gjatë, në Berlin e kuptuan se kanë lëvizë në rreth të THATË. Le të kuptohet publikisht, rruga ka qenë me biletë të Aleksander Sorrosit. Megjithë këtë, pazari ka mbetë në ‘Pazar’, sepse sipas tyre në Berlin, “Janë pajtuar që mos të pajtohen”!. E kjo filozofi u pa si frapante sepse tërë kohën Hashim Thaçi (të tjerët nuk e di) dhe A. Vuçiqi që ka folë vetëm 3 minuta në darken pa “sy e vesh”, ku akustika ka qenë super modern, ka shfaqur skepsa dhe dyshime solide që Konferenca të deshtojë. Të deshtojë kjo Konferencë nuk është as në horizont, sepse Gjermania dhe Franca sot janë Suerfuqi ekonomike dhe shtetërore, prandaj këto dy shtete do ta “ndertojnë autostraden” e Ballkanit, por prerjen e shiritit do ta bëjë ndonjë President I SHBA-s. I lutem Zotit dhe Popullit Amerikan, që ai të jetë XHO BAIDEN. Sipas njohurive të mia çështja e ndryshimit kufijëve ka vdekë. Taksa dhe asociacioni janë një kozmetikë, të cilave duhet paska me ia ndihmuar ERES, sepse kthim prapa nuk ka, porositë shkolla e Bac Adem Demaçit. E pra, mos luani me Projektin e Republikës Kosovës, sepse është projekt nga Vilajeti I Kosovësm edhe më large nga koha e Dardanisë Antike. Më 1 maj 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …