Dr. Jusuf Osmani përuroi librin: Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941

Dr. Jusuf Osmani përuroi librin: Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941

Për më shumë se katër dekada arkivisti, dr. Jusuf Osmani ka punuar në mbledhjen, sistemimin e  përpunimin e fakteve e të dhënave që flasin për procesin e kolonizimit të Kosovës me popullatë serbe e sllave, shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve në Turqi, uzurpimin e pronave të tyre dhe fushatën e  pandërprerë për zhdukjen sistematike të popullatës shqiptare nga Kosova,  sidomos në periudhën kohore prej vitit 1918 deri më 1941. Mbi një mijë dokumente të arkivave të ndryshme janë përmbledhur si dëshmi e kolonizimit të Kosovës, në librin me tri vëllime, të profesor doktor Jusuf Osmanit, “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941”, i cili u përurua në “Bibliotekën Kombëtare” në Prishtinë. Historiani, Hakif Bajrami e ka cilësuar veprën si dëshmi të madhe sa i përket kohës së kolonizimit të Kosovës. Tri vëllime me dokumente zyrtare zbërthejnë politikën koloniale të Mbretërisë Jugosllave ndaj shqiptarëve që nga viti 1918 deri më 1941. Janë 1212 dokumente”, ka thënë ai. Sipas Bajramit, vëllimi i dytë sjell numrin e saktë të kolonive sllave në Kosovë, përderisa i treti zbërthen pyetjet se ku ishin dhe ku janë shqiptarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …