Dr. Shefqet Krasniqi: Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit


Problemi i shamisë nuk ka përfunduar, ajo vetëm sa ka filluar të aktivizohet si duhet, si një problem mjaft i tej-zgjatur dhe i manipuluar, i cili duhet të rregullohet sa më shpejt që është e mundur. Të mos harrojë Portali Express e as të tjerët  se vullnetin e popullit nuk mund ta mposhtë as udhëzimi administrativ i një


ministrie të lodhtë, e as kushtetuta e cila nuk ka zbritur prej qielli, e as asnjë fuqi tjetër në këtë dynja.’ 


‘Unë jam i gatshëm të pranojë çdo qëndrim burrëror e të drejtë në mbrojtje të shamisë nga çdo lider e qytetar, qoftë ai edhe me kryq në ballë, ngase edhe unë do të isha i gatshëm të mbroja mbulesën e një besimi


tjetër po të vihej para një diskriminimi siç po ndodhë me besimin tonë.


Si duket Islami si fe e shumicës absolute në këtë vend në përgjithësi, e çështja e shamisë në veçanti si pjesë e pandashme e identitetit të femrës myslimane kosovare, vazhdon t’i pengoj shumë ateistë e neo-komunistë.


Ata në pamundësi t’i përhapin idetë e tyre marksist-leniniste e titiste dhe në pamundësi të përhapin më tej ateizmin e tyre me të cilin veç janë mishëruar, po tentojnë të paraqitën më “katolikë se Papa”. Ata kinse dëshirojnë të arrijnë famë duke u shfaqur para të tjerëve se kinse ata janë mbrojtësit e këtij vendi nga ‘islamizimi’ dhe çdo gjë që ka të bëjë me islamin. Ata jo vetëm që i pengon përparimi i Islamit dhe kthimi i njerëzve në këtë fe madhështore, në veçanti nga ana e rinisë dhe intelektualëve, por i pengon madje qoftë edhe vetëm solidarizimi me muslimanët.


Në këtë kontekst deklarata e fundit e Lufti Hazirit për solidarizim dhe përkrahje të nxënëseve të mbuluara, është një dëshmi e fortë e kësaj që u tha më lartë. Vetëm pse njeriu e shprehi atë që e konsideron si të drejtë qytetare themelore dhe u zotua se do ta mbroj atë të drejtë, për çka menjëherë e përkraha dhe e falënderova, i madh e i vogël u ngritën në këmbë thuajse u dogj tërë dynjaja. Personalisht mora kritika se edhe unë po mashtrohesha nga ky lloj i deklaratave politike etj. Në këmbë u ngritën në veçanti disa media të cilat aq shumë i lëndoi ajo deklaratë sa që bënë edhe kinse hulumtime për t’i siguruar qytetarët se çështja e shamisë është çështje e mbyllur. Sa për ilustrim, portali EXPRESS edhe kësaj radhe nuk u kursye nga të vjellit vrer kundër Islamit dhe muslimanëve duke u munduar që kësaj çështjeje t’i vë kapak njëherë e përgjithmonë.


Nuk arrij ta kuptojë dot si këta njerëz shprehin urrejtjen e tyre, aq lehtë dhe aq rehatshëm, kundër shumicës së popullit të vet, madje disa prej tyre edhe kundër identitetit të vet fetar e kundër fesë së vet. Tek e fundit të gjitha dëshmitë e statistikat tregojnë se 96% e kësaj popullate i takojnë besimit islam dhe këtë njerëzit e shprehin lirshëm e vullnetarisht pa kërkuar prej tyre një deklarim të këtillë. Ndaj a nuk do të ishte etikë profesionale e gazetarisë që së paku të mbrohen dhe të kursehen ndjenjat e njerëzve. Aq më shumë kur para vetës kemi një numër të madh problemesh të mëdha me të cilat ballafaqohet shteti ynë. Rrjedha politike në vend e cila prej kohësh që lundron në ujëra të turbullta dhe pa busull. Problemi i veriut, i cili po del më i madh sesa që e kemi menduar. Negociatat, për të cilat kurrë nuk jemi të informuar me saktësi se për çfarë po bëhet fjalë, e shumë e shumë probleme e sfida tjera me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Në këtë kohë zgjedhjesh e rizgjedhjesh, koalicione e kundër-koalicione, ku për shkak të luftës për pushtet në vendin tonë ‘qeni nuk po e njeh të zotin’, kryeneçësia e pavend e disa pushtetarëve tanë, e medieve në veçanti, kundër shamisë në shkolla të mesme vërtetë po tingëllon absurde dhe paranojë në vete.


Së këndejmi, Lufti Haziri u përqesh për deklaratën e tij, mu ashtu siç u patë përqeshur Vetëvendosja për “përafrimin” e tyre me muslimanët në vend, por gjithsesi të dy këto përqeshje janë tendencioze. Me përqeshje të këtilla synohet të zmbrapsën të gjithë ata që eventualisht mund të përafrohen apo së paku solidarizohen me muslimanët, qoftë edhe për interes vote. Por, për hir të së vërtetës, me lejoni t’ua rikthejë në kujtesë disa gjëra më rëndësi:


– Nuk është vetëm Luta e Vetëvendosja që tashmë kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj të drejtave themelore të të rejave të Kosovës. Kjo qasje më pozitive, në fakt, është prezentë gjithandej Kosovës respektivisht tek shumë kryetarë të komunave të cilët, ani pse në heshtje, megjithatë, asnjëherë nuk kanë përjashtuar asnjë vajzë me shami nga shkollat e tyre. Pra, Luta nuk është i pari që respektoi lirinë e veshjes, por i pari që e mbrojti atë haptazi. 


– Bindshëm besoj se Lutfiu do t’ia sheh hairin këtij qëndrimi burrëror e njerëzor në dynja e në ahiret dhe atë do ta lakmojnë edhe kandidatët tjerë. E pastaj a e ka vathin në sisë apo jo, neve nuk jemi masazho-terapist për të ditur këtë dhe meqë është çështje e tij personale me këtë as që dua të merrem. Unë jam i gatshëm të pranojë çdo qëndrim burrëror e të drejtë në mbrojtje të shamisë nga çdo lider e qytetar, qoftë ai edhe me kryq në ballë, ngase edhe unë do të isha i gatshëm të mbroja mbulesën e një besimi tjetër po të vihej para një diskriminimi siç po ndodhë me besimin tonë.


– Sa i përket Vetëvendosjes ajo në qëndrimet e veta ende nuk ka pësuar rënie tek qytetarët sa i përket respektimit të drejtave fetare.Ani pse, sipas mendimit tim, ata janë njerëz më se shumti parimorë në krahasim me të gjitha partitë tjera politike që kanë më shumë se një fytyrë. Nga ta presim më shumë solidarizim dhe garanci për të drejtat e muslimanëve dhe kam bindjen se edhe përkrahja e muslimanëve nuk do të mungojë, kjo mund të testohet lehtë. – Çështja e shamisë nuk ka përfunduar, ajo vetëm sa ka filluar të aktivizohet si duhet, si një problem mjaft i tej-zgjatur dhe i manipuluar, i cili duhet të rregullohet sa më shpejt që është e mundur. Të mos


harroi Express e as të tjerët se vullnetin e popullit nuk mund ta mposhtë as udhëzimi administrativ i një ministrie të lodhtë, e as kushtetuta e cila nuk ka zbritur prej qielli, e as asnjë fuqi tjetër në këtë dynja. Ndaj, meqë vullneti i popullit tonë për çdo ditë po vije duke u rritur siç po rritet edhe vetëdijesimi për këtë parim, po të më lejohej me rregullat e fesë do të kisha vënë bast, por meqë basti është i ndaluar në Islam; po them me bindje të plotë se çështja e shamisë me emër të Madhit Zot do të rregullohet, dhe për këtë as që kam pikë


dyshimi. Andaj, ndal paragjykimeve, ndal islamofobisë e urrejtjes kundër fesë suaj, kundër popullit tuaj, sepse ky popull do të ju mallkojë herët apo vonë, edhe ashtu nuk i keni punët mirë ndaj së paku nuk keni nevojë që populli të ju mallkojë. Ardhmëria është në dorën e Zotit, ndërsa feja po ashtu është e Tij; Ai ka garantuar se do ta mbrojë këtë fe dhe veç është duke e mbrojtur. Vërtetë na dhimbsen të gjithë ata që aq shumë e urrejnë këtë fe madhështore dhe këta muslimanë të pafajshëm, po aq edhe sa na dhimbset vetja jonë që po humbim kohë me ta. Andaj ne lutemi që Allahu t’i drejtojë ata, tua ndriçojë rrugën e së vërtetës e t’i përfshijë në mëshirën dhe rahmetin e Tij të pakufishëm se këta njerëz, siç thotë populli-‘vërtetë nuk janë askund në tokë të bukës’. Allahu i drejtoftë këta njerëz dhe neve bashkë me ta, Amin … deri javën që vjen


me një temë tjetër selam alejkum.   


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Ngadhënjimi i së vërtetës në kohën e faraonëve


 


Për herë të parë, pas shumë muajsh pritje e vuajtje, publiku pati rastin ta shohë Presidentin e izoluar, Dr. Muhamed Mursi. Edhe pse i burgosur, ai megjithatë u shfaq krenar dhe madhështor si gjithmonë. Doli para gjykatësve për të dëshmuar madhështinë e personalitetit të njeriut të formësuar, të matur, e besimtar. Me krenari vazhdimisht përsëriste se është vullneti i popullit të tij që e bëri dhe kërkon që ai të jetë President. Ai


është i zgjedhuri. Ai nuk duhet të gjykohet. Atij duhet t’i lirohet rruga që të vazhdojë të ecë tutje me vullnetin e popullit. Puçi është imponim. Është dhunë ndaj vullnetit të popullit dhe shtypje e së vërtetës. Puçi është pretendim i rrejshëm se kinse situata, aktuale, po e do kështu.


Çuditërisht, gjykimi i tij filloi në muajin Muharrem, muajin e parë të kalendarit hënor, muajin e fitores dhe ngadhënjimit të së vërtetës mbi të kotën. Ky muaj shënon përvjetorin e fitores së Musait [alejhiselam] mbi Faraonin, fitore e njeriut dashamirës e paqedashës mbi njeriun ‘bishë’ i cili, rreth 3700 vite më parë, impononte pushtetin e tij të hekurt ndaj popullatës së pambrojtur. Bile edhe likuidonte secilin që ‘i dilte përpara apo ia turbullonte ujin’. Faraoni i periudhës së Musait a.s., Ramses II, konsiderohet një ndër kasapët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit. Arroganca e tij cekët edhe nëpër librat e shenjta. Ai harroi Zotin dhe fuqinë e pakrahasueshme të Tij. Mirëpo Allahu i madh ia solli fundin me fundosje në det, atij dhe tërë ushtrisë e tij, Ramses II u fundos i


fundit gjersa shihte ushtarët kah i mbyteshin një nga një, e kjo ngjarje padyshim konsiderohet një ndër ngjarjet më interesante dhe të veçanta të historisë njerëzore.


Kështu, si falënderim ndaj Zotit që ua hoqi qafe këtë zullumqar, Musai a.s. e agjëroi këtë ditë, më pas edhe populli i tij vazhdoi ta agjërojë këtë ditë. Mu për këtë, Pejgamberi ynë, Muhamedi [alejhiselam], gjithashtu e agjëroi këtë ditë dhe porositi pasuesit (umetin) e vet ta agjërojnë atë. Kjo për faktin se me shkatërrimin e mizorëve dhe përfundimin e pushteteve të kobshme gëzohen banorët e qiejve dhe të tokës. Është interesant se Egjipti ka pasur shumë faraonë por edhe zullumqarë, përfshirë të atillë që eliminonin kundërshtarët e tyre politik si Muhamed Ali Pasha, me origjinë shqiptare, Naseri e Mubaraku. Ndërsa krejt në fund na shfaqet edhe faraoni i kohës moderne, Abdulfetah Sisi, i cili vret dhe masakron popullin paqësor e duarthatë, duke ekzekutuar në mënyrë brutale mbi një mijë protestues, shumica e të cilëve gra e fëmijë, dhe atë para syve të botës ‘demokratike’.


Së këndejmi, gjatë periudhës së tij bashkëkohore padyshim se Egjipti njohu vetëm një sundimtar të butë, të qetë e të urtë, pra Muhamed Mursin. Por si duket shumë kë e paska penguar një pushtetar i butë e i dashur për popullin në Egjipt, ndaj dora ogurzezë nuk arriti dot ta përballonte që Egjipti të ecë përpara. Andaj edhe e hoqën, madje edhe e burgosen nën akuzat e rrejshme ndër më të rëndat. Ah sa e padrejtë dhe e verbër është bota, atë që i kishte duart e zhytura me gjakun e të pafajshmëve mbi tridhjetë vite, Husni Mubarak, e liruan ndërsa atë që e zgjodhi populli, me votën e lirë, që jetonte thjeshtë në


mesin e popullit duke mos pranuar në asnjë mënyrë të dallohej prej tij, e rrëzuan bile edhe po e akuzojnë rëndë. Ec e pritë ditë të mira në këtë lloje bote. Apo ndoshta këtë afërsi të madhe, mes tij dhe qytetarëve, nuk mund ta përballonin dot të tjerët për rreth, “vëllezër, shokë, miq e komshi”, të cilët ishin mësuar që në Egjipt të dëgjohet zëri i një njeriu, assesi zëri i popullit. Të pyetët vetëm një, të përgjigjet vetëm një, ndërsa të tjerët të qëndrojnë në vrimën e miut përndryshe u vërsulet ‘shpendi grabitqar’. E kur në Egjipt filloi të flasë populli, përmes të zgjedhurit të vet, kur atje erdhi ai që punonte për popullin, jo për xhepa e as për interesa individuale apo klanore, por për interesa të popullit, atëherë bënë çmos, blenë gjithçka që blihet e që nuk blihet, shpenzuan miliarda, vetëm e vetëm që ta rrëzojnë dhe ia dolën. 


Më sa po duket edhe në vendin tonë dikë po e pengon stabiliteti dhe qetësia. Përndryshe si mund të shpjegohet lejimi strukturave paralele që veprojnë lirshëm në veri të vendit, të cilët kanë krijuar një lloj “hizbullahi” që operon ilegalisht brenda një shteti të njohur ndërkombëtarisht dhe atë midis Evrope, madje në prani të mijëra forcave ndërkombëtare të sigurisë. Si mund të shpjegohet mungesa e sigurisë së mjaftueshme vendore dhe ndërkombëtare ndaj qendrave të votimit, kur veç pritej të ketë probleme? Sa kohë u dashtë të shpenzohej për të ardhur deri tek zgjedhjet në tërë vendin dhe mu ata që thirrën për ato zgjedhje, thirrën njëkohësisht edhe për bisedime me hasmit tanë, tash lejuan të prishet apo dëmtohet ky proces? A thua vallë më i fortë qenka Brukseli apo “hizbullahi” i veriut pas të cilit qëndron Serbia? Sipas kësaj logjike po del se Brukseli nuk qenka i aftë të kontrollojë disa dhjetëra apo qindra militantë e çetnikë në një vend ku në


esencë Brukseli pretendon se duhet të punohet sa më shumë për përforcimin e sundimit të ligjit. Këto kalkulime po na përfytyrojnë një tablo të ngjashme me atë që u tha se në Egjipt dikujt nuk i konvenoi stabiliteti, si duket edhe disa ‘miqve tanë’ nuk po i konvenon stabiliteti e qetësia në tërë vendin tonë. A thua ka tendenca që të përsëritet një Bosnje e dytë. Kështu pra na qenka bota, e po kështu edhe demokracia, për dikë nënë e për dikë njerkë. Besoj se ka ardhur koha të mos mbajmë shumë shpresë tek të tjerët, por t’i përvjelim duart e t’i përvishemi punëve vet. Allahu na e ruajt Kosovën tonë nga çdo e ligë, por edhe Egjiptin dhe popullin e tij të pambrojtur. Allahu e ndihmoftë çdonjërin që i shkelën të drejtat, dhe çdo vend ku nënçmohen të mirët e ngritën të ligjtë. Amin … dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër, selam alejkum.


 


 


Dr.Shefqet Krasniqi: Me kënaqësi e mora lajmin se Lutfi Haziri, ka dalë në mbrojtje të shamisë


 


Me kënaqësi të madhe mora një lajm sot se kandidati për kryetar të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në një deklarim të tij, ka dalë në mbrojtje të çështjes së shamisë. Ai, në të vërtetë, i ka dalë në mbrojtje të drejtës. Ai ka bërë interpretimin më të mirë të kushtetutës, e cila garanton të drejtat dhe se udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë, vështruar nga ky aspekt, është i padrejtë dhe në kundërshtim me kushtetutën. Kjo duhet të jetë transparenca dhe sjellja qytetare e politikanëve tanë.


Kjo është ajo që kërkojmë. Ne kurrë nuk ua kemi kërkuar karriget. Nuk e fsheh simpatinë që ndiej për politikanët që ma respektojnë fenë. Konsideroj se shembujt sikur Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë, i nevojiten skenës sonë politike. Por, ndërkohë që po shkruaja këto fjalë, lexova një reagim nga Ministria e Arsimit, e cila konfirmon udhëzimin famëkeq në fjalë dhe ia tërheq vërejtjen, Lutfi Hazirit se në rast të ardhjes në krye të Gjilanit duhet ta respektojë atë.


Unë nuk dëshiroj që kjo çështje të politizohet. Unë po shpreh një admirimin timin për Lutfi Hazirin për shkak të një qëndrimi që duhet ta kenë të gjithë. Konsideroj se kjo deklaratë nga Ministria e Arsimit është dëshpëruese. Me këtë sikur po konfirmohet vullneti për të mos garantuar këtë të drejtë në mënyrë institucionale.


Evropiane të reja nuk janë vetëm ato që dinë të ecin gjysmëlakuriq, e pa shije madje edhe në salla sportive, pa protokoll dhe pa stil të veshjes, por edhe ato që ndjekin një kod të caktuar pasi që me dëshirë kanë përcaktuar stilin  vet të veshjes, sjelljes dhe jetesës.     Uroj që Ministria të tërheq këtë deklaratë dhe të përmirësoj gabimin që iu ka kushtuar me edukim disa vajzave tona.


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Vota, përgjegjësia dhe shenjtëria e saj


 


(“Paria janë si tregtia, sa të investosh në ta, aq merr prej tyre.” Omer Bin Abdul Azizi)


Zgjedhjet po afrohen. Na ndajnë vetëm edhe dy ditë nga dita kur qytetarët do t’i drejtohen kutive. E kanë një mundësi, që të përcaktojnë liderët e tyre për katër vite. Është kjo forma për të cilën është përcaktuar populli për të zgjedhë përfaqësuesit. Ani pse kjo formë ka në vete shumë të meta, shumë dobësi, për të cilën kamë shumë rezerva, e ndër të metat më të mëdha është mundësia e lehtë e manipulimit me njerëz, mashtrimit të tyre, etj. Por sido që të jetë kjo është një mundësi për t’iu dhënë rastin njerëzve besnikë dhe kompetentë të qeverisin, por edhe për të ndëshkuar dështakët dhe manipuluesit. E di se, si mundësi, është keqpërdorur. Shpesh votat janë vjedhur, ato mund të vidhen përsëri, e kjo po shkakton zhgënjim dhe pasivitet tek qytetarët. Jo rrallë këto ditë na bie të dëgjojmë edhe talljet e shakatë së të vdekurit edhe kësaj radhe do të votojnë. Personalisht, kam një bindje se mashtrimi, megjithatë nuk mund të jetë aq i madh saqë ta sfidojë vullnetin e shumicës së popullit. Jo të gjitha votat mund të vidhen. Nëse qytetarët, pa përkatësi partie, pa fanatizëm grupor, pa mbështetje të verbër, do t’i qasen kutive për të votuar, atëherë votat do të ndryshojnë rrjedhën e politikës. Për këtë shkak, sot, para se të merrem me politikanët, dua të merrem me votuesit e tyre.
Qytetari gjithsesi duhet ta kuptojë së vota e tij është pjesë e fesë së tij, pjesë e identitetit të tij, pjesë e ardhmërisë së tij, e pasardhësve të tij. Prej saj mundë të varet shumë ardhmëria e tij, familjes së tij dhe mbarë shoqërisë. Kjo për faktin së me votë qytetari vendos të parin e tij i cili do ta udhëheq atë për katër vite, e prej të parit, respektivisht parisë, varet edhe zhvillimi i mëtejmë i politikës, ekonomisë, mirëqenies sociale, sigurisë, arsimit, edukimit dhe shumë aspekteve tjera. Varet jeta e qytetarit shoqërisë dhe mbarë shtetit. E prezenca e të mirit në krye, është një shkak i fortë që shoqëria të ecë para në çdo lëmi dhe e kundërta prezenca e të keqit në krye, e hajnit, të prishurit, dyfytyrëshit, hipokritit e të pabesit, është një shkak i fortë për ngecje të zhvillimit dhe që tërë vendi të shkojë mbrapsht. Gjithmonë është thënë se masa e gjerë shkon sipas parisë së tyre. Omer Bin Abdul Azizi (njëri ndër kalifet e famshëm në Islam, qëndroi në pushtet nga viti 99-101 h. 717-720 gr.) ka thënë: paria janë si tregtia, sa të investosh në ta, aq merr prej tyre. Që do të thotë se nëse punon për ta sjellë në krye një prijës të mirë, e pastaj i bëhesh krah atij duke qenë i sinqertë, besnikdhe këshillues, padyshim se ai kontribuon e investon për ty, por nëse punon me ardhur në krye i keqi, e pastaj e mashtron, tradhton, e korrupton etj, edhe ai do të sillet po kështu me ta. Për atë arsye themi se vota është një amanet i madh sepse me të po ndikon drejtpërsëdrejti për të sjellë në pushtet atë që duhet dhe e kërkon vendi ose e kundërta, andaj votimi është përgjegjësi e dinit tënd, është pjesë e pandashme e fesë sate. Dhe për të ke me u pyetur ditën e gjykimit, se çka ke bërë karshi pushtetarëve, a ke kontribuar që të vijnë të mirët në pushtet e të largohen në këqijtë, apo e kundërta, apo ke heshtur fare, e që nganjëherë është më mirë. Andaj të nderuar qytetarë nëse veç keni vendosur që të dilni në votime, atëherë keni kujdes se kujt po i jepni votën. Nuk mohohet fakti se shumë kandidatë nuk janë të denjë për qeverisje, menaxhim etj, madje ka prej tyre që shumë pak janë të pajisur me tipare të mirëfillta, nuk kanë dertin e shoqërisë e të shtetit, por atë individual dhe partiak, qëllimin e pasurimit në kurriz të popullit dhe të pushtetit. Shumë nga ta i kemi kundërshtarë të hapur të Islamit. Ata gjatë fushatës së tyre dhanë premtime e premtime, ani pse të kota dhe boshe, apo siç thotë populli me maje të gjuhës, ju hodhën shumë hi syve të qytetarëve. Por për të drejtat e muslimanëve, për lejimin e shamisë dhe mësim besimit etj, asnjë nuk pamë duke premtuar e garantuar. E nuk e di këta njerëz ku janë duke bërë fushatë dhe cilit popull.
Si shpresojnë ti marrin votat e muslimanëve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Islamin, respektivisht muslimanët?! Allahu e drejtoftë këtë shoqëri dhe këtë pari, se po u prish paria së bashku me të prishet edhe i tërë populli, e po u rregullua ajo, rregullohet i tërë populli, siç ka thënë Imam Gazaliu (dijetar i famshëm Islam i shek. XII gr.): “Populli prishet krahas prishjes së pushtetarëve”. Allahu na i sjelltë të mirët në pushtet dhe na i largoftë të ligjtë. Amin … dhe deri javën tjetër selam alejkum.


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Urrejtja dhe diskriminimi si rrugë e politikës së Kosovës drejt evropianizimit


 


Unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast është turku, ‘ish-pushtuesi’. Përndryshe sikur kjo “vëllazëri” të ishte me ndonjë evropian qoftë edhe me ndonjë nga Roma e Venediku, që dikur edhe nga këta ishim të sunduar e pushtuar, së paku kështu mësonim në shkolla mbi luftërat Ilire-Romake, atëherë kjo “vëllazëri” jo vetëm që do të ishte e kapshme dhe normale por do të ishte edhe nderë e privilegj.


 


Këtë javë që po lëmë pas patëm zhvillime interesante. Nuk ishte vetëm vizita e mikut dhe vëllait tonë, Kryeministrit Erdoğan, por edhe çështja e shamisë ajo që karakterizoi vendin. Nuk kam ndërmend të komentojë nëse vizita e kryeministrit turk është shfrytëzuar për fushatë zgjedhore apo jo, por dua të vë në spikamë se është shumë e vërtetë se Kryeministri turk është një mik dhe dashamir i madh i popullit shqiptarë. Ai i konsideron shqiptarët si vëllezër, pra afinitet ky që ekziston në mes të gjithë muslimanëve, sikurse një afinitet i ngjashëm natyrisht ekziston edhe në mes të krishterëve, budistëve, ateistëve, komunistëve etj, pra vëllezër pavarësisht dallimeve racore, nacionale apo gjuhësore. Feja dhe ideologjia jo vetëm që i bashkon njerëzit, por edhe i vëllazëron ata. Besoj se po këtë ndjenjë vëllazërore ndajnë edhe katolikët e Kosovës me ata të Timorit Lindor, Brazilit, Ishujve të Fixhit, Nigerisë, Amerikës latine e lë të mos


flasim për ata të Evropës e Vatikanit. Së këndejmi, sa i përket aspektit ideologjik populli akoma i ka të freskëta parullat komuniste “vëllazërim-bashkim” ku një numër i këtyre kapadaive që po na shesin mend tani, deri dje i kanë thënë sllovenëve, kroatëve, serbëve e maqedonasve, vëllezër, madje edhe atë në serbisht me plotë gojën braco. A nuk e kënduan vëllezërit tanë shqiptarë për një kohë të gjatë vargun e mirënjohur popullor “Enver Hoxha e Mao-Ce-Duni janë si buka prej një brumi”? a nuk u quajtën rusët e më pas edhe kinezët në Shqipëri vëllezër? Natyrisht se po, ndërsa kur Erdoğan quan Hashim Thaçin dhe shqiptarët tjerë myslimanë vëllezër po na u bëka nami, fundja e fundit njeriu mund ta quajë dikë vëlla edhe në shenjë respekti e mirësjelljeje.


Pastaj a më mirë t’i ndjesh njerëzit si të afërm, miq e vëllezër apo si armiq e kundërshtarë? Sa më shumë miq e vëllezër që ka njeriu aq më i fortë do të jetë, kjo nuk do koment. Por unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast është turku, ‘ish-pushtuesi’.


Përndryshe sikur kjo “vëllazëri” të ishte me ndonjë evropian qoftë edhe me ndonjë nga Roma e Venediku, që dikur edhe nga këta ishim të sunduar e pushtuar, së paku kështu mësonim në shkolla mbi luftërat Ilire-Romake, atëherë kjo ‘vëllazëri’ jo vetëm që do të ishte e kapshme dhe normale por do të ishte edhe nderë e


privilegj. Pra, vetëm ku është fjala për një mik e vëlla musliman, në veçanti nëse është turk, atëherë kërcet kiameti e bëhet nami i zi.


Nga ana tjetër, ai që mohon kontributin e madh të Turqisë për çlirimin e vendit tonë e më pas edhe në lobimet për njohje, zhvillim ekonomik, stabilitet në rajon etj, ai (ajo) ose nuk sheh ose bëhet që nuk sheh.


Ta mohosh kontributin e Turqisë për vendin tonë, është sikur ta mohosh kontributin e Gjermanisë e Britanisë së Madhe për ne. E sa i përket asaj se Erdoğan është pasardhës i Osmanëve, ai nuk ka faj, madje ai krenohet me atë, pikërisht ashtu siç krenohemi edhe ne, sot e kësaj dite, me Muhamed Ali Pashën, nga Kavalla e Shqipërisë etnike, dhe Dinastinë Shqiptare themeluese të Egjiptit modern deri të mbreti Faruk.


E kur është fjala së a jemi musliman me dhunë apo me dëshirë kjo është fare e lehtë për ta kuptuar, ngase të gjithë ata që e ndjejnë vetën të imponuar në Islam gjithherë kanë pasur mundësi, e sidomos në këto ditë të lirisë së ‘shfrenuar’, për ta ndërruar fe. Mezi po presin jehovajtë, evangjelistët, katolikët e të tjerët t’i spërkasin me ujin e shëlbimit e t’i pagëzojnë. A mos vallë Turqia apo ‘radikalët islamik’ po i ndalojnë ata(o) nga një konvertim i këtillë?! Ani pse në këtë rast më duhet të shpjegojë edhe një të vërtetë të pamohueshme, fjala është për pretendimet e pabaza që të ndalemi në gjysmë të historisë, pra, të kthehemi në fenë e të parëve. Nëse kjo thirrje analizohet pak më thellë atëherë ajo nënkupton se duhet të kthehemi në Paganizmin


Ilir, sepse të këtillë ishim ne para romanizimit respektivisht okupimit romak të Ilirëve, të cilët pranuan krishterimin si proces evolues të Perandorisë Romake-Bizantine. Ndaj ne fe nuk ka dhunë, nuk ka imponim. Në daç qëndro musliman siç je, e dije mirë se fe tjetër të vërtetë, të shëndosh e të pranuar të Zoti nuk gjen, por nëse të është mërzitur trego çfarë do të zgjidhesh të paktën të dimë si të të trajtojmë e të thërrasim apo rri edhe si i pafe, komunist apo ateist, ky është vetëm problemi yt.


Duke pasur këtë që u tha në konsideratë, në pah na del edhe një e vërtet tjetër se me gjithë përpjekjet e mëdha të disa ‘patriotëve’ për ta zbehur vizitën e Erdoğan në Kosovë dhe për të irrituar shqiptarët nga personaliteti i tij, megjithatë ai vazhdon të gëzojë një autoritet shumë të madh në mesin e popullit tonë, saqë kam bindjen se po të kandidonte për president të Kosovës do të fitonte më shumë vota se shumë vendas kosovarë. Dhe kjo u pa qartë nga mikpritja e madhe që iu bë atij kudo që qëndroi. Ndaj e vërteta duhet të thuhet pavarësisht se ajo mund të jetë e hidhur dhe e pakëndshme për shumë kë.


Në këtë kontekst, edhe reagimi i Ipeshkvisë së Kosovës ka qenë shumë pa vend. Në të vërtetë, ai reflekton injorancën dhe urrejtjen e madhe që ndiejnë ndaj Islamit. Në emër të ruajtjes së tolerancës fetare, për të cilën Kosova i detyrohet komunitetit më të madh, pra myslimanëve, do të duhej të mos lëshoheshin kuturu deklarata të tilla.


Çuditërisht gjatë kësaj jave patëm edhe një deklaratë të presidentes e cila ishte ndër më të rëndat që kur asaj iu ‘dhurua’ posti të parës së vendit. Presidentja edhe më parë pati fyer myslimanët kur pati cilësuar sheriatin si ligj që shkurton duart. Deklaratë kjo, e shprehur në stil të një mbretëreshe e cila është e vetme që “kollët “ në këtë vend. Ndërsa dihet fare mirë se si ka ardhur ajo në atë post, sa ka kompetenca e autoritet në qeverisje dhe vendimmarrje!. Nuk kam për qëllim të nënçmojë askënd, e lëre më një femër, por vërtetë do të ishte mirë që secili ta dijë “kaçikun e vet” e siç thotë populli “shtrij këmbët aq sa e ke jorganin se, përndryshe, ngrihesh”. Do të dëshiroja shumë dhe do të ishte shumë më mirë, logjike dhe e arsyeshme, sikur ajo të qëndronte në atë post me nderë e krenari, derisa t’i përfundojë mandati duke lënë kujtime të mira për njerëzit. E populli do të mund ta kujtonte me dinjitet se e patëm një Presidente, të cilën edhe pse askush se


pyeste për asgjë, së paku ishte e dashur, e respektuar dhe e sjellshme ndaj ndjenjave të popullit. Por, sido që të jetë, tek e fundit, ajo ka dalë kundër gjinisë që përfaqëson dhe secili e ka për vete. E shamia do rregullohet me emrin e Zotit, mos sot nesër, s’ka tjetër alternativë, sepse ky është vullneti i shumicës, dëshira e popullit, e nuk ka vendim e as forcë që mund ta ndal vullnetin e dëshirën e popullit. Kështu u arrit edhe pavarësia apo jo, me vullnet dhe përpjekje të pareshtur jo pse kishim ndonjë aftësi a përgatitje të jashtëzakonshme.


Mëshira e Zotit është e madhe padyshim. Deri në temën tjetër esselamu alejkum!


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Kurbani dhe Dita Botërore e Ushqimit


 


Jemi në ditët e festës së Kurban Bajramit, ku gjithandej nëpër botë muslimanët po e festojnë këtë festë madhështore. Po e festojnë ata të cilët kanë shkuar në Mekë për ta kryer haxhin, shtyllën e pestë të Islamit, për ta spastruar shpirtin nga ndryshku i mëkateve. Për ta përtërirë besën me Zotin se, përkundër të gjitha sfidave të mëdha që po përjetojnë muslimanët në këtë zaman, do të qëndrojnë të fortë e të qëndrueshëm në rrugën e Zotit të tyre. Do të vazhdojnë të jenë qirinj që ndriçojnë rrugën e së vërtetës, përhapin vlera dhe mundohen që ta shpëtojnë anijen ashtu që të mos fundoset. Për të dëshmuar këtë, ata pandërprerë përsërisin thënien: të përgjigjemi ty o Zot, të përgjigjemi, Ti je një nuk zot tjetër pos Teje, ti nuk ke rival e as ortak, duke ju bindur e përkushtuar Zotit fuqiplotë me tërë qenien e tyre. Zaten nuk ka fe tjetër të vërtet pos Islamit dhe nuk ka libër të shenjtë, të pa ndryshuar, pa ndërhyrje të dorës se njeriut, përpos Kuranit.


Në anën tjetër, Kurban Bajramin po e festojmë edhe ne të cilët nuk jemi në haxh dhe atë në forma e mënyra të ndryshme, duke ia shtrirë dorën njëri tjetrit, duke u munduar ti tejkalojmë mosmarrëveshjet të cilat jo rrallë ndodhin në mes nesh, duke vizituar të afërm, miq e dashamirë, për të manifestuar, kështu, miqësinë,


dashurinë, unitetin dhe respektin që kemi ndaj të tjerëve. Jam i bindur se po mos të ishte bajrami dhe shkëmbimi tradicional i vizitave gjatë kësaj feste, do të ishte e mundur që disa prej nesh të mos vizitojnë njëri tjetrin e të mos takohen në mes vete me vite. Por ja që Zoti i mëshirshëm e sjellë këtë festë dy herë në


vit, ashtu që së paku gjatë kësaj feste të vizitojmë të afërmit tanë e të njihemi për së afërmi me gjendjen e tyre.  Madhështia e kësaj feste kurorëzohet me therjen e kurbanit i cili në vete ngërthen domethënie


të mëdha, duke filluar nga rikujtimi i asaj sakrifice të pashoqe që bëri i Dashuri i Zotit Ibrahimi alejhiselam


kur deshi ta ther djalin e vet, Ismailin a.s., kurban për hir të Zotit, ndërsa Allahu të birin e tij ia zëvendësoi me një kurban të madh. Se këndejmi, njeriu nuk mund të ketë vlera, të jetë i dobishëm dhe frytdhënës, pa bërë sakrifica, apo pa pasur shpirt sakrifikues në jetë. Ndaj përfillja e urdhrit të Zotit që të therim kurban vetëm për Të, të falemi e të agjërojmë, të shpërndajmë mishin e kurbaneve, të ndihmojmë fukaranë, ti ushqejmë ata me mish madje së paku gjatë këtyre ditëve të festes, na kalitë neve që ta kalojmë tërë jetën në rrugën e të madhit Zot.


E kur jemi tek ushqimi, vlen të cekët se ky Kurban Bajram po përkon me ditën ndërkombëtare të ushqimit. Ku mbi 150 shtete të botës e kremtojnë këtë ditë të 16 Tetorit, e njohur si Dita Botërore e Ushqimit. Mendohet se vetëm këtë vit kanë vdekur rreth 6 milion njerëz nga uria dhe sëmundjet që lidhën me mungesën e ushqimit dhe se më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.[1] Ndaj shtrohet pyetja a thua vallë a nuk kemi obligim ndaj atyre njerëzve, a thua vërtetë nuk mjafton ushqimi që ofron ambienti bujqësor i planetit tonë për tërë njerëzimin, apo politikat ndërkombëtare janë të tilla që duhet të ketë njerëz shumë të pasur dhe të tjerë të varfër deri në atë shkallë sa të vdesin urie? A thua më me


rëndësi është përkujdesja ndaj shtazëve, qenve e maceve sesa ndaj njerëzve, vetëm për faktin se janë të ndonjë race, gjuhe apo feje tjetër? A thua pajton Zoti që qindra mijëra tonelata grurë të hidhen në det për të ‘kultivuar peshqit’ gjersa miliona fëmijë nëpër botë vdesin urie? Këto janë vetëm disa pyetje të cilat vetvetiu parashtrohen në këtë ditë “të madhe botërore të ushqimit”. Gjersa përgjigjen po ia lë në duar lexuesit të nderuar, me duhet në këtë rast të ua rikujtojë se sipas Islamit tonë fisnik nuk mund të jetë musliman i mirë ai që barkun e ka plotë, ndërsa fqinji i tij fle me bark të zbrazur. Gjithashtu, nuk ka besim të plotë e të sinqertë askush prej njerëzve derisa mos t’ua do të tjerëve të mirën ashtu siç ia dëshiron vetës së tij.


Për fund, të gjithë duhet ta kuptojmë se atë që u japim të tjerëve është më e mirë dhe më e dashur te Zoti sesa atë që lëmë për vete, në veçanti kur është rasti tek Kurbani. Ndaj ky kurban sikur po na sjellë ndërmend të mirat që na i ka dhënë Zoti, kurbani sikur na flet duke thënë: kujtoni edhe ata që nuk kanë, kujtoni edhe ata që kanë mall për ta pasur sofrën plotë. Kujtoni të varfrit e skamnorët gjithandej nëpër botë, ashtu që tu kujtoj juve Zoti, mendoni për të tjerët dhe ndihmojeni atyre ashtu që ta meritoni ndihmën e Zotit. Duke ju uruar të gjithëve këtë festë të madhe të Kurban Bajramit, lutëm që Allahu i madhërishëm të na përmirësojë


gjendjen, të na bëjë të jemi më të mirë, më të dobishëm dhe më human qoftë ndaj familjes po ashtu edhe ndaj të tjerëve. Amin…, dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër, Es-selam alejkum!

Kontrolloni gjithashtu

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve …