Dragan Bursac u kërcënua me vdekje për shkak e kritikoj përkrahjen që po i bëhet kriminelit, Ratko Mladiq

Dragan Bursaç u kërcënua me vdekje për shkak se kritikoi përkrahjen që po i bëhet kriminelit, Ratko Mladiq

Gazetari boshnjak Dragan Bursac është  kërcënuar me vdekje për shkak të kritikës për tubimin e paralajmëruar për përkrahje të Ratko Mladiqit. Ndërkohë është bërë e ditur se ai e ka braktisur Banjallukën për shkak të sigurisë personale. Ai në televizionin rajonal N1 ka thënë se nuk frikohet, por përsëri duhet të jetë i kujdesshëm, sepse kërcënimet të cilat i ka marrë e rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e tij. Ai  ka shpjeguar se kërcënimet e dërguara nëpërmjet të rrjeteve sociale nuk janë asgjë e re për të, por kërcënimet më të reja janë më të rënda dhe më konkrete deri tani. Duke folur për atmosferën në Banjallukë, në të cilën ditën e komemoracionit në Srebrenicë do të mbahet tubimi përkrahës për Ratko Mladiqin, të cilin e organizon shoqata serbe Zavetnici (Të zotuarit), ai ka thënë se në këtë qytet ekziston shumica e heshtur e cila në një mënyrë miraton këtë tubim neofashist.

Bursaq në vazhdimësi ka kritikuar masakruesit e kriminelët serbë dhe vazhdimisht ka qenë në shënjestës të organizatave terroriste serbe. Duke ironizuar takimin në përkrahje të Mlladiqit, ai ka pyetur se “ a po feston Banjalluka gjenocidin e Srebrenicës”. “Nuk është problemi te këta pesë për qind të fashistëve, problemi është te 95 për qind të njerëzve të cilët heshtin dhe të cilët nuk kanë thënë – ikni nga këtu. Problemi është te MPB’ja e cila ka lejuar një tubim të tillë. Një tubim të tillë, jo vetëm që duhet ndaluar, por këta njerëz duhet të gjenden dhe të dërgohen para drejtësisë, e jo të krijojnë atmosferë karnavali nëpër Banjallukë më 11 korrik. Kjo është jashtë çdo mendje të shëndosh”, ka thënë Bursac. Kërcënimet me vdekje ndaj Bursac’it janë dërguar për shkak të tekstit “A po feston Banjalluka gjenocidin e Srebrenicës?”, në të cilin ka shprehur qëndrimet e veta mbi tubimin e paralajmëruar për përkrahje Ratko Mladic’it i cili është paralajmëruar për 11 korrik në Banjallukë. Teksti është publikuar në portalin Al Jazeera Balkans.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …