Brickos

Agjencia e Statistikave të Kosovës konstaton se standardi jetësor i qytetarëve të vendit është nën mesatare

ASK: Në tremujorin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë është 30.5 përqind

Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se ë tremujorin e parë të 2017, shkalla e papunësisë ka shënura shifrën zyrtare 30.5 përqind. “Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.6 %, krahasuar me meshkujt, 29.3%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2017, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.3%, me fokus të veçantë te femrat me 80.2%, krahasuar me meshkujt, 36.9%”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ASK. Derisa në tre-mujorin e fundit të vitit 2016 papunësia ka qenë 27.5 përqind.Ndërsa, shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti është 28.9 përqind. Punësimi me i lartë është te meshkujt (44.6%), ndërsa punësimi te femrat është 13.0%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë, me 43.8%.  Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.2%; prodhimi me 13.4%; ndërtimtaria me 11.2%; dhe arsimi me 9.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 31.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 68.9% kanë kontratë të përkohshme. (KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …