Krasniqi: Kosova asnjëherë nuk është respektuar më shumë se sa me vizitën e fundit të Thaçit në Francë

Memli Krasniqi: Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen brenda 15 ditëve

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen brenda 15 ditëve. Sa i përket thirrjes së Ramush Haradinajt për takim me krerët e partive tjera jashtë koalicionit PAN, ai  u shpreh se koalicioni është i hapur për të gjitha partitë. “Tash ka filluar të rrjedh afati prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës. Normalisht që duhet të mbahet brenda këtyre ditëve por ne besojmë se nuk do të ketë ndonjë pengesë shumë të madhe. Besoj se në pjesën e parë të këtij afati do të mbahet  edhe seanca konstituive dhe do të bëhet edhe betimi i Qeverisë”, ka thënë Krasniqi për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …