Masakra e Srebrenicës

Gjenocidi në Srebrenicë rrah si çekan ndërgjegjen sa e sa herë të tradhtuar të Evropës

Evropa “e bashkuar” tani mund edhe të mos e kujtojë fare Srebrenicën, sepse kanë kaluar 22 vite dhe ajo tashmë është e zënë me protestat në Hamburg, me ditët e rënda që pa kalon BE-ja për të promovuar të drejtat e homoseksualëve, të lesbikeve, me të drejtat e kafshëve e sidomos me trajtimin meritor të qenve, me të drejtat për organizime të orgjive dhe të gjitha nopranive njerëzore. Nuk është diçka specifike për Evropën edhe po të kujtohen 200 vite të  kryqëzatave, inkuizicioni, ndjekja dhe djegia në turrë të druve e grave të shpallura  si shtriga, ndjekja dhe shfarosja e  besimtarëve jo krishterë, djegia në turrë të druve e mendimtarëve dhe kundërshtarëve të dogmave fetare, ndjekja dhe shfarosja kolektive e hebrenjve, barbarizmat e Frankos në Spanjë, barbarizmat ultra fashiste në Gjermaninë e Hitlerit, barbarizmat fashiste të Musolonit  në Itali, në Francë, barbarizmat e gjenocidi që ka kryer ish Jugosllavia e Titos dhe e Milosheviqit kundër kroatëve, myslimanëve të Bosnjes e kundër shqiptarëve e krime të tjera. Krimet që ka kryer ajo kundër myslimanëve në kohën e kryeqzatave, krimet e mesjetës dhe krimet e shekullit 20, janë krimet më të rënda që ka kryer Evropa dhe që për nga përmasat numerike tejkalojnë krimet e perandorive më të mëdha të botës, si ajo e Romës, Bizantit, Turqisë etj.

Dhe sa peshë kanë në ndërgjegjen e Evropës, 8. 400 muslimanë të masakruar nga barbaroidët serbë, apo 100.000 myslimanë të tjerë të vrarë e të maskruar në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteteve 1992-1995, 30000 kroatë, në vitet 1990-1991,  14.ooo shqiptarë në vitet 1998-1999. Këto janë shifra shpërfillëse në krahasim me barbarizmat e shekujve, e sidomos të shekullit  20.

I trashë është “zullumi” i Evropës, i trashë aq sa ka zënë një një sferë të trurit të veshur me vellon e ngjyrë në gjak të tromboizuar.

Kush e kujton Srebrenicën sot?

Sot Srebrenicën e përkujtojnë të gjithë ata që kanë pësuar nga barbaria serbe, myslimanët e Bosnjes, kroatët, shqiptarët. E kujtojnë edhe ata evropianë që kanë zemër njeriu, që ndiejnë dhembjen e padrejtësinë, por që kurrë nuk kanë mundur të bëhen shumicë për të parandaluar gjakderdhjet e mujsharëve, të zotërve  të krimit e inkuizicionit.

Nën qielli i Srebrenisë sot ka një vello të përskuqur të gjakut të patharë, sepse bota demokratike nuk po pendohet për krimet dhe nuk po gjen kohë t’ i kujtojë ato. Pikërisht sepse nuk i kujton dhe i bën bashkë, me një vend, xhelatin dhe viktimën, sot ajo po ballafaqohet me arketipin e vet, me ISIS-in, nga i cili po tmerrohet dhe do të vazhdojë të tmerrohet, sepse vrasja pa asnjë faj e qindra mijëra njerëzve vetëm sepse kanë fe tjetër, tash po kthehet bumerang, po kthehet me të njëjtin kut, madje  me kamatë ndëshkuese.

Çka të kujtosh më parë për krimet në Srebrenicë. Ato u kryen me leje të forcave të UNPROFOR-it  dhe të Batalionit holandez, sepse ata ishin indiferentë dhe  i konsideronin njëjtë, si gratë, fëmijët e burrat pleq, ashtu edhe kriminelët serbë që një ditë para “Natës së Shën Srebrenicës” fëmijëve u shpërndanin sheqerka. PO ashtu çokollata e sheqerka iu kishte dhënë pak kohë para masakrës edhe vetë kryekrimineli, Ratko Mladiq. Gazetarja, Kristinë Amanpur, dëshmitare e krimeve serbe kundër myslimanëve të Bosnjes shkruan:  “Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale. Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin. Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.

Edhe pas asaj ploje njerëzore, ploje tipike fashiste, OKB-ja nuk arrin ta votojë një Rezolutë dhe ta bind botën se në Srebrenicë serbët kanë kryer gjenocid kundër myslimanëve boshnjakë.  Serbët, “templlarët fashistë” të Evropës kanë kryer krime edhe kundër kroatëve katolikë, kanë kryer gjenocid në Vukovar ku kanë vrarë e masakruar qindra të sëmurë nëpër spitale, por as për këtë nuk janë ndëshkuar, nëse nuk quhet ndëshkim dëbimi për jetë e mot i tyre nga Kroacia të cilën e kishin pushtuar qysh në vitin 1918.

Serbia vazhdon të përkëdhelet dhe të shfajësohet nge BE-ja.

Për hir të Serbisë, dhe për t ia larë krimet asaj, sidomos krimet kundër myslimanëve të Bosnjes dhe shqiptarëve të Kosovës është themeluar edhe një Gjykatë Speciale, raciste e fashiste  për të ndëshkuar çlirimtarët e vendit tonë, dhe për t’ i trajtuar ata si kriminelë, me qëllim për të barazvlerësuar kriminelët serbë  me viktimat shqiptarë. Sepse sipas tyre edhe ne paskemi pasur pjesën tonë të fajit, meqë iu kemi përgjigjur me armë krimeve serbe, masakruesve të fëmijëve, nënave e grave tona, në kohë kur sipas tyre  është dashur të rrimë urtë e butë, sikur po i rrimë sot Brukselit.

(Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …