Vuçiq

Dragan J. Vuçiqeviq: Aleksander Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar dikë tjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeredaktori dhe pronari i “Informer” Dragan J. Vuçiqeviq tha sot se sipas informacioneve që ka nga bashkëpunëtorët e presidentit të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar “dikë tjetër” të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe njohë pavarësinë e Kosovës, në një situatë kur presioni ndaj Serbisë për të zhvilluar këto dy lëvizje është aq i madh sa që vendi nuk mund t’i përballojë. Lajmin e bën të ditur  gazeta serbe “Danas” duke cituar Dragan Vuçiçeviqin, i cili ka deklaruar se ka informacione të besueshme se Vuçiç po planifikon të dorëhiqet. Dragan J. Vuçiçeviç në një dalje televizive tha se informacionet që ka nuk mund t’i verifikojë, për shkak të “situatës së komplikuar”, drejtpërdrejt me Vuçiçin, sepse nuk mund të kontaktojë me të, por insiston se ato vijnë nga bashkëpunëtorët e presidentit nga qeveria. Sipas shkrimit, në rast se Aleksandër Vuçiç dorëhiqet duhet ta informojë publikun që e ka dorëzuar dorëheqjen dhe mund të shpjegojë arsyet për këtë veprim. Kushtetuta e Serbisë thotë se nëse presidenti i Republikës jep dorëheqjen, shkarkohet ose pengohet të kryejë detyrën, ai zëvendësohet nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare për maksimum tre muaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …